PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'

PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'

Ministrja Xhacka, ish-deputetja Vokshi dhe helikopteri i FA

Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka

Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike vijon me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka.

Ish-deputetja Albana Vokshi në një dalje nga para Ministrisë së Mbrojtjes, vijon me deklaratat, duke u mbështetur thjesht në një video të publikuar në rrjetet sociale të z. Gjunkshi.

Ndërkohë që në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar, duke i konsideruar këto akuza "alla babale", nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD tenton tani të fitojë pikë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Akuzat e PD për përdorimin e helikopterit të FA për fushatë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Histori 'alla babale'

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ashpër pas akuzave të ish deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila pretendon se një helikopter i Forcave të Armatosura përdoret nga ministrja Xhaçka për fushatë elektorale.

Duke iu referuar denoncimit të parë të bërë në ish-deputeti Xhemal Gjunkshi, Ministria e Mbrojtjes shprehet se këto janë histori "alla babale" nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD tenton tani të fitojë pikë.

"Duam t’i sqarojmë qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Ora 13:54
PD: Xhaçka përdor helikopterin e FA për fushatë! Të dorëhiqet

Pas denoncimin që bëri të dielën përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi i cili ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër, Partia Demokratike vijon me insistimin për të kërkuar dorëheqjen e z. Xhaçka.

Ish-deputetja Albana Vokshi në një dalje nga para Ministrisë së Mbrojtjes, vijon me deklaratat, duke u mbështetur thjesht në një video të publikuar në rrjetet sociale të z. Gjunkshi.

"Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin  për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama.  Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro. Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie", është shprehur Vokshi.

Ish-deputetja nënvizoi se "Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve", Ka thënë Vokshi. 

Në një postim në Facebook, ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi publikoi një video ku thjesht shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër. Videoja ende nuk është konfirmuar nga burime të tjera apo të jetë shoqëruar me prova të tjera.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka