PD: Zbulohet skema e 80 mijë $
media botërore akuzon Edi Ramën
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama lidhur me foton e tij me Presidentin e SHBA Barak Obama, ku pasditen e kësaj të marte përmes sekretares së marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ka thënë se skema e 80 mijë dollarëve është zbuluar nga mediat ndërkombëtare.
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama lidhur me foton e tij me Presidentin e SHBA Barak Obama, ku pasditen e kësaj të marte përmes sekretares së marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ka thënë se skema e 80 mijë dollarëve është zbuluar nga mediat ndërkombëtare.
Duma ka thënë se mediat kanë gjetur emrin e personit që ka çuar në SHBA 80 mijë dollarët dhe se dërguesi i tyre ka qenë Edi Rama.
Ja deklarata e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Grida Duma Mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek politico në Bruksel, kane nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.
Dy janë faktet e reja që sjell media botërore.
Një biznesmen grek, Ëilliam Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes.
Dhe fakti tjetër është se mediat e Ëashingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve.
Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Ëashington e tregojnë me gisht.
Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht.
Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën?
Cili është burimi?
A janë para të ligjshme, apo janë para krimi, para droge, para trafiku, të ngjashme me ato që përdori për të ardhur në pushtet.
Në vend se të bëjë transparencë, edhe sot ka zgjedhur sulmin ndaj opozitës, sulmin ndaj institucioneve.
Ka rritur presionin ndaj Prokurorisë, pasi prej 1 muaji aty gjendet një kallezim penal i Partisë Demokratike për 80 mijë dollarët e fotos së financuar me para të dyshimta.
Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.
Është kjo arsyeja që ai donte të kapte patjetër drejtësinë. Krime si këto që Rama i ka kryer çdo javë në këto 3 vite, ishin motivi i tij për të nënshtruar prokurorët e gjykatësit. Por ai dështoi, dhe dështoi edhe përpjekja e tij për t’u bërë i paprekshëm, për të mbyllur dosjet. Shqipëria do të ketë drejtësi të standardeve europiane, dhe ky do të jetë fundi i Ramës dhe i sundimit të tij të korruptuar e kriminal.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 22400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike
29 Shtator, 19:15
-
Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
29 Shtator, 18:59
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Ronaldos, shënon golin e 841 në karrierë
29 Shtator, 18:44
-
Vota për diasporën, Veliaj: Sot është realitet falë PS-së! Me ndihmën e diasporës, fitojmë me mbi 100 mijë vota në Tiranë
29 Shtator, 18:42
-
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
29 Shtator, 18:17
-
Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak shkëndija elektrike
29 Shtator, 17:59
-
FIFA konfirmon 12 stadiumet ku do zhvillohet Kupa e Botës për klube
29 Shtator, 17:57
-
'Veri Jug' në Librazhd te delet e racës ilire' Çifti i fermerëve përpunojnë qumështin në mënyrë artizanale!
29 Shtator, 17:51
-
Zgjedhjet 2025, Rama ndan foto të drejtuesve politikë nga takimet e tyre: Nis rrugëtimi i PS për Shqipërinë 2030
29 Shtator, 17:24
-
Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?
29 Shtator, 17:09
-
VIDEO/ Bunkeri ku u gjet i vdekur lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
29 Shtator, 17:05
-
VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A
29 Shtator, 17:05