PD zgjedh, Basha nga Librazhdi:
Vetëm vota e lirë fuqizon partinë

PD zgjedh, Basha nga Librazhdi:<br />Vetëm vota e lirë fuqizon partinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se vota e lirë e anëtarëve të kësaj partie duhet të jetë një përgjegjësi e madhe për drejtuesit e rinj.
 
Nga  Librazhdi ku morri pjesë në Kuvendin Zgjedhor të këtij qyteti Basha tha se autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të përgjegjësisë të të zgjedhurve dhe zgjedhësve.
 
"Unë besoj se vota e lirë gabon më pak se subjektiviteti i një njeriu. Unë besoj se demokratët e Librazhdit dhe demokratët anëmbanë duhet të marrin dhe meritojnë të marrin përgjegjësit. Pushtetin dhe autoriteti që buron nga vota e lirë përbën kuotën më të lartë të energjisë të frymëzimit dhe përgjegjësisë së gjithsecilit, të atij që e kërkon, të atij që e jep dhe të atij që e merr votën. Vetëm me votë të lirë, PD do të mund të forcojë themelet mbi të cilat është ngritur që në ditët e Dhjetorit të 90’", ka thënë t Basha.
 
Sipas tij PD përfaqëson alternativën e lirisë dhe zhvillimit dhe këtë alternativë do ta zgjerojë dhe forcojë më tej duke përzgjedhur drejtuesit më të mirë për ta drejtuar këtë parti.
 
"Sot pas 23 viteve jemi një parti me histori të madha por jemi dhe mbetemi prap një parti më endrra më të mëdha. Janë këto ëndrra të reja por jo më të pak ta se ato të dhjetorit 90 që ndriçojnë dhe duhët të ndriçojnë rrugën tonë të rrënjosura në alternativën tonë dhe duke garantuar përmes njerëzve tanë më të mirë fitoren në përballjen e ardhshme politike", ka thënë Basha.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)