Pakënaqësitë brenda PD-së janë të dukshme dhe vijojnë. Petrit Doda është zgjedhur në krye të degës së PD Kamzë. Por për prezantimin e tij nuk është thirrur për të qenë prezent Asllan Dogjani.

Kjo ka ngjallur dhe indinjatë nga deputeti Dogjani, i cili mesa duket duke mos pasur kontakt të drejtëpërdrejtë me Sali Berishën i ka shkruar një koment poshtë videos që Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook e tij.

“Suksese Petrit Dodes se ja vlen. Por besoj se eshte e demshme ne keto momente kur behet prezantimi i kryezarit te partise dhe nuk thirret deputeti me i votuar i zones…… A keshtu do fitojme?”, ka komentuar Dogjani.