PD: Zgjedhja e dy anëtarëve të AMA-s, një akt i paligjshëm

TIRANË, 9 Tetor/ATSH/.- Partia Demokratike e konsideroi sot një akt të paligjshëm dhe të pandershëm
votimin nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
"Një akt të pandershëm kreu mazhoranca sot pasi shkeli një marrëveshje të arritur me opozitën, e cila parashikonte të gjitha hollësitë proceduriale për zgjedhjen e Këshillit të AMA-s dhe atij të RadioTelevizionit Shqiptar, e pranuar më 25 qershor dhe nga maxhoranca", u shpreh ne nje deklarate per shtyp kryetari i komisionit të Medias, deputeti i PD-së, Genc Pollo.
"Me aktin e sotëm dueti Rama-Meta goditi jo vetëm rregullatorin e medias, për t'i hapur rrugën favoreve të klientëve mediatikë, por dhe shkeli rekomandimet e qarta e konkrete të OSBE e të BE-së të theksuara edhe në progress-raportin e KE-së, i publikuar dje", deklaroi Pollo. /a.s//a.ke/
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën