PD zhvesh Hajdarin, busti i heroit
vetëm me pallto e pantallona

PD zhvesh Hajdarin, busti i heroit <br />vetëm me pallto e pantallona
TIRANE - Në "Qytetin Studenti", ku 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës e banorë të qytetit Studenti u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë u inaugurua busti i tribunit të lirisë Azem Hajdari. Në ceremoninë e zhvilluar pasditen e djeshme ishte i pranishëm kryeministri Sali Berisha, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e të ndjerit, Fatmira Hajdari dhe figura të njohura të PD.

Zbulimi i shtatores së heroit të demokracisë, është bërë nga kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij Fatmira. Por ajo që është prezantuar para të pranishmëve, më pas përmes ekraneve dhe për publikun, ka qënë me të vërtetë shokuese. Azem Hajdari shfaqej i veshur shumë lehtë, me pantallona të kohës dhe me një pallto të hedhur sipër trupit të tij dhe kaq. Me të vërtetë pa asnjë lloj simbolike, pasi në atë kohë dhjetori as që bëhej fjalë për një mënyrë veshjeje të tillë. Përtej këtij elementi me të vërtetë aspak të këndshëm, lideri i PD e ka vlerësuar me tone të larta liderin e dhjetorit. Për Berishën ajo ditë e para 22 vjetëve, kur njohu për herë të parë Azem Hajdarin si udhëheqës të lëvizjes studentore kundër regjimit komunist, s'kishte shumë ndryshim nga ky 8 dhjetor, një ditë e ftohtë e me shi, por që u shndërrua në ditën që do shënonte kthesën historike për rrëzimin e diktaturës e vendosjen e sistemit pluralist në Shqipëri.

Berisha, që s'mundi t'i fshihte dot emocionet, kur u luajtën këngët kushtuar Azem Hajdarit, që kanë shoqëruar me qindra protesta të PD në opozitë, u pohoi studentëve se ai do mbetet një nga figurat më frymëzuese në karrierën e tij politike. Ndërsa në koncertin festiv të organizuar në ditën e Rinisë më 8 dhjetor, Berisha solli në vëmëndjen e të rinjve ngjarjet e dhjetorit '90 por dhe krijimin e forcës së parë pluraliste, PD. "Studentët liberatorë dhe princi i tyre legjendar, Azem Hajdari, gjunjëzuan diktaturën më primitive nder për jetë studentëve të dhjetorit", u shpreh Berisha. Përveç takimeve dhe mesazheve, kryeministri ftoi të rinjtë që më 23 qershor të mos votojnë për PS. "Po prisni me padurim që më 23 qershor të rrëzoni me votën tuaj të lirë, murin e bllokimit të ëndrrës suaj europiane që kanë ngritur pinjollët e bllokmenëve hoxhistë", tha Berisha. Duke sulmuar kundërshtarin politik Rama.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë