PD: Zvarriten punimet nga Lini në
Pogradec, qeveria s’mban premtimet

PD: Zvarriten punimet nga Lini në<br />Pogradec, qeveria s’mban premtimet
POGRADEC- Zvarritja e punimeve në aksin Lin–Pogradec krahas dëmtimit të turizmit në këtë qytet ka nxitur edhe reagimin e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat Koordinatori për Ndihmë Ligjore në PD e ka cilësuar qeverinë Rama si “qeverinë e premtimeve të pambajtura”. Sipas Selianjit kryeministri Rama inspektoi këtë segment rrugor 6 muaj më parë dhe premtoi përshpejtim të punimeve por pavarësisht kësaj asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa rruga ka degraduar edhe më tej.
 
“Gjashtë muaj më parë Kryeministri ka qenë në këtë vend për t’u premtuar qytetarëve shqiptarë dhe banorëve të zonës se rruga Lin-Pogradec do të përfundonte në një kohë shumë të shkurtër sepse sipas tij problemet me financimin ishin të zgjidhura. Sot pas gjashtë muajsh, rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar por rruga ka degraduar edhe më keq. Siç thuhet në këto anë “hidhet një lopatë sot, një lopatë nesër” për të thënë që këtu po punohet, ndërkohë të gjithë qytetarët, të gjithë bizneset, të gjithë turistët janë të detyruar për të kaluar në këtë rrugë për të parë perlat turistike të Pogradecit dhe Korçës, apo edhe qytetarët që duan të kalojnë në pikat kufitare të Tushemishtit dhe Kapshticës. Ata e shohin çfarë heqin çdo ditë në këtë rrugë e cila me çfarë duket nuk ka për të përfunduar. Edhe në këtë rast, qeveria ka treguar se është një qeveri e premtimeve të pambajtura, është një qeveri e propagandës dhe jo e punës, është një qeveri që nuk po mbyll dot projektet e lëna përgjysmë nga qeveria e mëparshme", u shpreh Salianji.
 
Segmenti rrugor Pogradec-Lin ka një gjatësi prej 22 kilometrash dhe sipas afatit zyrtar duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit të kaluar, por tashmë me shtyrjen e afateve punimet në këtë rrugë do të përfundojnë në muajin qershor të vitit 2015.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë