Rithemelimi: Zvarritet rikonstruksioni i gjimnazit ‘Besnik Sykja’! Nxënësit të detyruar të bëjnë mësim me 2 apo 3 turne

Deputetja demokrate Ina Zhupa nga gjimnazi “Besnik Sykja” denoncoi se rikonstruksioni duhet të kishte përfunduar para 4 muajsh, por për shkak të zvarritjes së punimeve, nxënësit detyrohen të bëjnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Zhupa tha se oborri i shkollës është ende plot inerte dhe gjimnazistët nuk mund të kthehen në shkollën e tyre. Sipas saj, është indiferencë dhe papërgjegjshmëri e institucioneve shtetërore që detyrojnë mësimin me 2-3 turne për shkak të mungesës së godinave.

Reagimi i plotë

"Viti i ri shkollor nuk nisi normalisht për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë. Kjo është një nga shkollat e shumta, të cilat Parti Demokratike i ka denoncuar me fakte dhe prova këto ditë se si nuk po zhvillohet mësimi normalisht dhe se si nuk janë plotësuar standardet, afatet, detyrimet kontraktore që ka Ministria  e Arsimit, Bashkia Tiranë, por i gjithë shteti shqiptar në lidhje me shkollimin dhe arsimimin e fëmijëve, nxënësve, gjimnazistëve të kryeqytetit. 

Mbrapa meje ndodhet tabela e punimeve për rikonstruksionin e shkollës “Besnik Sykja”. Nga vetë tabela, nga ajo që thotë vetë Bashkia Tiranë, por edhe kontraktori, kjo kontratë e punimeve duhet të kishte përfunduar në datën 04.05.2022. Ne ndodhemi në shtator të vitit 2022 dhe është shumë larg i të quajturit i përfunduar.

Përkundrazi oborri i kësaj shkolle është plotë me inerte dhe e largët duket data në të cilën do të mund të kthehen gjimnazistët për të kryer shkollën e tyre në godinën e Besnik Sykjes. Kjo është një harresë, kjo është një indiferencë, kjo është një mos përgjegjshmëri  e institucioneve shtetërore për detyrat që kanë për t’ju ofruar shërbimin mësimor gjimnazistëve dhe mësuesve të shkollës “Besnik Sykja”. 

Ata sot e zhvillojnë shkollën me turne, duke shkuar në një shkollë tjetër në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në mënyrë të tillë ne kemi shkaktuar, Ministria e Arsimi, Bashkia Tiranë ka shkaktuar një kauzë në sistemin arsimor duke bërë që shumë shkolla të Tiranës vetëm nga indiferenca dhe papërgjegjshmëria e tyre të kryejnë mësimin me 2 apo me 3 turne. 

Ky është sistemi arsimor që kemi sot, fjalët e propagandës që flasin për digjitalizim, për ndërkombëtarizim, për shkolla me teknologji të fundit janë jashtëzakonisht shumë larg realitetit të këtyre shkollave të shembura dhe të mësimit me turne që zhvillohet në shkollat e kryeqytetit. Arsimi është në rrezik, shqiptarët janë në rrezik dhe zgjedhin çdo ditë e më shumë të largohen nga vendi", tha Zhupa.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 24/09/2022 22:02

    Me loqe femer nuk kam pare!!kur u be dhe kjo zhupi deputete mos ngelte me rob pa u ber!fuck you zhupi bashke me vrasesin berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë