PD: Zyrat e reja të Punës, fasadë
marrin të inkriminuar e pa diploma

PD: Zyrat e reja të Punës, fasadë<br />marrin të inkriminuar e pa diploma
TIRANE - Partia Demokratike thotë se qeveria nuk po bën asnjë politikë të re punësimi duke bërë vetëm propaganda boshe me zyrat e punësimit. Koordinatori Ervin Salianji ishte sot me një grup të rinjsh të profesioneve të ndryshme, të cilët kanë aplikuar për punë prej muajsh, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

“E vetmja zgjidhje që jep qeveria janë këto fasada të bukura të zyrës së punës, ndërkohë kushdo qytetar që aplikon në këto zyra përballet me mashtrim dhe me neglizhencë. E vetmja zgjidhje që jep kjo qeveri është propaganda boshe dhe mashtrimi, ndërkohë që të vetmit persona që punësohen me këtë qeveri janë personat e inkriminuar dhe personat me diplomë falso”, u shpreh Salianji.

Saalianji e bëri denoncimin para Zyrës së Punësimit të Tiranës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'