PD zyrtarisht kundër reformës në
drejtësi:Paketa është hap kundë
Partia Demokratike doli kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal dhe në reformën e sistemit të drejtësisë.
TIRANE- Partia Demokratike doli kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria në Kodin Penal dhe në reformën e sistemit të drejtësisë. Në një deklarat për mediat, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, theksoi se ndryshimet e paraqitura nga mzhoraca nuk e zgjidhin çështjen e korrupsionit në drejtësi duke akuzuar aleancën Rama-Meta s kontribuesit kryesorë të korrupsionit në vend. ”Bashkë-kryeministrat Rama dhe Meta janë kontribuuesit kryesorë të rritjes së perceptimit të korrupsionit në Shqipëri. Kur shqiptarët e shohin korrupsionin me zë dhe figurë, perceptimi i tyre për korrupsionin ngjit shkallët, ndërsa besimi i tyre në institucione bie.
Nëse qeveria blen votat si në Korçë, mes shqiptarëve është ulur këmbëkryq forma më e egër e korrupsionit, korrupsioni politik, që është nëna e të gjitha formave të korrupsionit dhe keqqeverisjes” theksoi deputeti demokrat. Në vijon të fjalës së tij, Bylykbashi argumentoi qendrimin e Partisë Demokratike duke pohuar se PD-ja mban të njëjtin qendrim si ndërkombëtarët duke theksuar se reforma e paraqitur nga qeveria është një hap mbrapa në luftën ndaj korrupsionit. “Kryeministri Rama kërkon të gënjejë shqiptarët dhe partnerët duke sjellë, pa asnjë konsultim, projektligje që gjoja do të luftojnë korrupsionin.
Partnerët tanë ndërkombëtare si OPDAT pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe
OSBE e quajnë këtë propozim demagogjik, si një hap prapa në luftën ndaj korrupsionit. Demagogjia në luftën ndaj korrupsionit është po aq e rrezikshme sa korrupsioni” pohoi deputeti Bylykbashi.
Ky qendrim i Partisë Demokratike ndryshoi në këtë javë pasi ditën e hënë, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi se opozita do ta mbështes nismën e qeverisë në luftën kundër korrupsonit. Por kjo deklarat e saj erdhi dita ditës duke u ndryshuar nga ana e PD-së, derisa dolën në qendrimin zyrtarë se ata janë kundër kësaj pakete të propozuar nga mazhoranca.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.4%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15