TIRANE- Mazhoranca dhe PDIU do të vijojnë bashkëpunimi në reformën e Kodit Zgjedhor. Kjo gjë u tha dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku deputeti Blendi Klosi theksoi se reforma e Kodit Zgjedhor kërkon bashkëpunimin me opozitën, ashtu siç u desh edhe në reformën administrative. Duke folur mbi hartën administrative të kthyer nga presidenti Nishani, Klosi si relator i çështjen pohoi se reforma zgjedhore do të bëhet në bashkëpunim me opozitën ku si parti opozitare do të jetë PDIU-ja.

“Një nga argumentet e presidentit ishte çështja e reformës së Kodit Zgjedhor e cila duhet të ishte bërë më parë. Për të bërë atë reformë është shumë e nevojshme prezenca e opozitës, siç ishte e rëndësishme edhe prezenca e saj në miratimin e reformës administrativo territoriale. Ne në asnjë nen të ligjit bazë nuk kemi bërë asnjë ndryshim përsa i përket qarqeve”,- theksoi deputeti Klosi.