Çështja McGonigal, Berisha: Organizatorët për takimin e Ramës ishin Gjiknuri dhe Balla, pjesë e sistemit korruptiv

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e Grupit parlamentar të PS-së, Ballën dhe sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Gjiknurin si dy organizatorët e çështjes McGonigal. Berisha pretendon se për këtë çështje kanë dijeni edhe dy zyrtarët amerikanë, Escobar dhe Kim, të cilët sipas tij janë gjithashtu të përfshirë në këtë çështje. Edhe pse është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Berisha ka kërkuar të hetohet për këtë çështjen e McGonigal edhe në Shqipëri, me pretendimin se pjesë e ekipit korruptiv të McGonigal ishte Rama, Balla, Gjiknuri, Escobar dhe ambasadorja Kim. Këto pohime të cilat i kishte nxjerrë nga disa të ashtuquajtura të dhëna, Berisha thotë se kanë ardhur me urdhër të plotë nga kreu i qeverisë për interesat e tij personale.

“Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore.

Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal. SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama.

Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës.

Ndërkohë theksoj se në krijimin e begraundit të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv. Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim.

A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA. Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë.”- thotë Berisha.

Berisha u ndal edhe tek 3 marsi, të cilën e kamufloi sërish si protestë kundër Edi Ramës dhe jo një presion ndaj ‘Apelit’ për vulën. Sa i takon daljes më vete të PDIU-së me drejtues, Shpëtim Idrizin dhe kërkesës së tij për të mos votuar kandidatin e tij për Himarën, Berisha thotë se ka menduar gabim pasi kështu favorizon aleatët. Të njëjtës retorikë, si Idrizi i është bashkuar edhe deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku nga kampi opozitar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Berisha akuzon sërish ambasadoren Kim: Mbrojte Bashën për financimet ruse në PD, në emër të kujt e bëre?

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim se është e përfshirë në korrupsionin e agjentit të FBI-së në SHBA, McGonigal. Berisha thotë se Kim ka mbështetur financimet ruse të Bashës për të mbrojtur McGonigal.

“Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.

Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?

Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë.”- thotë Berisha.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 27/02/2023 16:50

    Po ku e gjen guximin ky dhe flet per nje zyrtare amerikane ne kete menyre? Ka ligjshmeri qe ti tregohet vendi ketij te cmenduri?

    Përgjigju
  • Emigrant: 27/02/2023 12:46

    Ky hale spiuni serbis fali detin greqis tani do ti fali dhe himaren grekut O sale Himara eshte shqiptare dhe asnjehete greke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu