PDIU: Idrizi, dyfishojmë mandatet
në zgjedhje, shtojmë anëtarësimet

PDIU: Idrizi, dyfishojmë mandatet<br />në zgjedhje, shtojmë anëtarësimet
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka nisur tashmë procesin e anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike, ndërsa kryetari Shpëtim Idrizi u shpreh optimist  me  angazhimin e  të rinjve në këto struktura. 

Sipas Idrizit mbështetja për forcë politike që ai kryeson është rritur ndjeshëm e për këtë arsye ai u shpreh i bindur në dyfishimin e mandateve të PDIU në zgjedhjet parlamentare të 2017.

“Ne kemi nisur fushatën e anëtarsimeve të reja në PDIU. Sigurisht që po më këtë lloj kënaqësie dhe surpërize kam parë  edhe anëtasimet e reja “online”. E gjithë kjo mbështetje e madhe na tregon shumë, na tregon se si  e nisëm, na tregon se ku jemi, por na tregon edhe përgjegjësinë që kemi për ta bërë PDIU-n një parti të madhe, e cila sot është e strukturuar në të gjithë Shqipërinë. Gjithë procesi I anëtarsimeve do të kulmojë në zgjedhjet e 21 majit ku nga kryetari I partisë deri tek delegatët në kongres do zgjidhen me parimin një anëtarë një votë," tha Idrizi.
 

Por kreu i PDIU foli hapur për rezervat e tij për kodin elektoral, i cili sipas tij është një sistem Stalinist sipas të cilit populli voton dhe vetëm dy parti numërojnë votat për interesat e tyre.

Idrizi kujtoi që ky ngërç u shfaq edhe në administrimin e procesit te elektoral në zgjedhjet lokale të 2015.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha se PDIU është një parti patriotike. “Nuk ka Shqipëri të madhe ose të vogël, ka një Shqipëri aty ku e ka vendosur zoti, së bashku në një shtet përtej, që na ka ndarë artificialisht. Ne nuk jemi as ekstremist, as nacionalist por jemi patriot. E vetmja mundësi zhvillimi për shqiptarët është të jemi bashkë. Nëse jemi veçmas jemi të dobët. Politikanët e të dyja anëve të mos sillen në mënyrë meskine, duke minuar përpjekjet e atdheut.” – tha Doda. 


PDIU ka nisur fushatën e anëtarësimeve të reja në të gjithë vendin, ndërsa pritet që në mbyllje të kësaj fushate, në  fillim të muajit qershor të mblidhet kongresi i partisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla