Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka marrë një tjetër post në qeverinë "Rama".

Vjollca Braho, Drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është emëruar zëvendësministre në Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ky post i jepet aleatëve të PDIU-së nga në kuadër të marrëveshjes mes PS e PDIU.

Në vend të Brahos, në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është emëruar Erion Manohasa, një tjetër eksponent i partisë së çamëve, PDIU.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com