PDIU kundër minishengenit: Rama mos fshihet pas fatkeqësisë, protesta rruga e vetme

PDIU kundër minishengenit: Rama mos fshihet pas fatkeqësisë, protesta rruga e vetme

PDIU kundërshton nismën për minishengenin Ballkanik, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama. Kjo forcë politike thotë që nisma nuk të çon askund, prandaj të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare. Sipas PDIU-së, protesta mbetet e vetmja rrugë, dhe kryetari i rilindjes nuk do mund të fshihet as pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Deklarata e plotë e PDIU-së
Megjithë situatën e rëndë që po kalon vendi, shohim me shqetësim se kryeministri vazhdon me këmbëngulje idenë e tij të Minishengenit Ballkanik.

Edhe pas kërkesave të Përsëritura të shtetit të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, po vazhdohet në të njëjtën rrugë e cila nuk të çon askund.

Situata që po përjeton vendi është e paprecedentë. Mijëra familje që kanë mbetur pa banesa, një buxhet i rrënuar nga vjedhja qeveritare dhe hapësira e lirisë që po asfiksohet çdo ditë nga aktet e dhunshme qeveritare.

Si të mos mjaftojë kjo tablo dramatike në skenën politike po shfaqet aleanca e autoritaristëve të rinj të Ballkanit që kanë vetëm një qëllim, konsolidimin e pushtetit të tyre.

Asnjë aleancë me Vuçiçin, që vetëm para pak ditësh mohoi masakrën e Reçakut, nuk mund të legjitimohet nga shqiptaret.  Asnjë cënim i interesave dhe kufijve të shqiptarëve nuk mund të jetë në tavolinë ku ka prezencë të shtetit shqiptar.

PDIU ka denoncuar qysh ne fillim, si të dëmshme idenë e Minishengenit Ballkanik:

1. Shqipëria duhet ta shohë Serbinë vetëm me syrin e Kosovës, ky është detyrim kushtetues dhe patriotik për çdo Shqiptarë e aq më shumë për çdo ofiqar të shtetit.

2. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të Shqipërisë pa Kosovën. Kosova për ata që se dinë banohet nga Shqiptarë, është fqinje me Shqipërinë dhe është vend i Rajonit të Ballkanit.

3. Kryetari i “Rilindjes” e ka detyrim të degjojë për Kosovën kërkesën e të gjithë partive politike të Kosovës që janë të zotët e shtëpisë.

4. Genocidin, spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë s’mund ti amnistojë fotoja në Tiranë e Ramës me Vuçiçin.

5. Shqipëria e ka të përcaktuar që në kohën e Rilindasve rrugën drejt Perëndimit, e çdo rrugë tjetër drejt Lindjes është karshillik dhe gafurrje prej megallomani provincial.

6. Historia e ka dënuar çdo përpjekje për ringjalljen e ish-Jugosllavisë apo të Konfederatës Ballkanike, ide e vjetër e Titos që po vishet me kostumin e Minishengenit Ballkanik.

7. Çdo përpjekje për të zhdukur Çështjen Çame dhe Kosovën nga librat e historisë dhe harta e Ballkanit, janë naivitet dhe tradhëti Kombetare.

Kërkojmë që kjo nismë që nuk të çon askund të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare. Protesta mbetet e vetmja rrugë, dhe kryetari i rilindjes nuk do mund të fshihet as pas gjendjes së jashtëzakonshme.


Lajmi kryesor:

Mini-shengeni/ Tërmeti zhvendos konferencën në Tiranë, Vuçiç pritet me protesta nga Vetëvendosja! Takimi i radhës në Beograd


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja