Mini-shengeni/ Tërmeti zhvendos konferencën në Tiranë, Vuçiç pritet me protesta nga Vetëvendosja! Takimi i radhës në Beograd

TIRANE- Samiti i tretë i Shengenit Ballkanik ishte parashikuar të mbahej në Durrës, por për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit ajo është zhvendosur në Tiranë. Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të vizitojnë ditën e nesërme zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, ndërsa më pas do të mbajnë në Tiranë konferencën e përbashkët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev janë pritur nga kryeministri Edi Rama në takimin e parë informal, ndërkohë që në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', aktivistë të Vetëvendosjes zhvilluan një protestë kundër vizitës së presidentit serb. Ata u shtynë me policinë duke tentuar të çanin kordonin e sigurisë ndërkohë që thërrisnin fraza nacionaliste dhe mbanin në duar pankarta dhe fotot e viktimave të masakrës së Reçakut, e cilësuar nga Vuçiç si një krim i fabrikuar. Pas takimit, Vuçiç zbuloi se ishte vendosur që Samiti i radhës do të mbahet në Beograd në fund të Janarit.

Të pranishëm përveç presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Maqedonisë nesër për herë të parë kësaj nisme do i bashkohet edhe presidenti malazez, ndërsa Kosova e refuzoi ftesën.

'Nuk bëhemi pjesë e eksperimenteve rajonale' deklaroi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.  Kryeministri Edi Rama u shpreh se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë tryezë, e cila pranohet dhe nga SHBA dhe Europa, e nxjerr humbëse politikën e Kosovës në sytë e amerikanëve. Mbrëmjen e djeshme kreu i qeverisë tha pjesë e këtij takimi do të jenë edhe zyrtarë të DASH-it, Bankës Botërore, BERZH dhe organizatave të tjera.

"Do të vijnë të gjithë, Kosovën përsëri e kam ftuar. Do të vijnë nga SHBA, i dërguari special i SHBA-ve Palmer më ka shkruar personalisht dhe më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do të dërgojë dy persona të posaçëm nga departamenti i Shtetit në mbështetje të këtij procesi. Do të vijnë nga Komisioni Europian por akoma nuk kemi një konfirmim, nga Banka Europiane. Do të vijnë të gjithë. Nuk ka gjë më të gabuar sesa Kosova që është fitimtare e luftës të kthehet në humbës, të izolohet e të kërkojë madje edhe nga ne që të izolohemi" tha Rama.

Takimi i radhës në Tiranë, vjen pas atij të Novi Sadit të Serbisë që ishte i pari dhe Ohrit në Maqedoni, por këtë herë risi është fakti që i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi duke zgjeruar hartën e vendeve që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Vuçiç: Me protestat jam mësuar! Serbia nuk e njeh Kosovën...ende nuk dinë kush do ta formojë qeverinë e re

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se është mësuar me protesta si një formë normale e demokracisë, duke komentuar kështu faktin që Vetëvendosje e priti me protestë në Tiranë. Vuçiç u shpreh i palëkundur ndaj qëndrimit kundër Kosovës, teksa thumboi politikanët se janë ende në situatë fushate zgjedhore në një situatë ku ende nuk dihet se kush do të drejtojë qeverinë e re të Kosovës. Serbia nuk do ta njohë Kosovën - theksoi Vuçiç, ndërsa ky shtet ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Samitin e tretë të Samitit e Shengenit Ballaknik "4 lirive të BE-së".

 “I kam për çdo ditë para zyrës së Presidentit, edhe kur flet, edhe kur nuk flet për to; në demokraci kjo është normale dhe nuk shoh asnjë problem të veçantë, por kam përshtypjen se ata njerëz janë të kthyer më shumë nga e kaluara. Nuk më bën shumë përshtypje kur dikush mendon se me fyerje mund të ndryshojë qëndrimin apo mendimin politik të dikujt. Besoj se nuk mendoni se do të ndryshoj qëndrimin tim për shkak të thirrjeve jashtë ose që Edi Rama do ndryshojë qëndrimin e tij. Thjesht kjo nuk shkon ashtu. U ndjeva shumë mirë t’iu them sinqerisht, më sollën një çaj shumë të mirë, ishin shumë mikpritës dhe nuk kam çfarë të them për këta njerëz këtu. Mendoj se disa njerëz nuk e kuptojnë realitetin dhe nuk jetojnë as në të tashmen dhe nuk kanë asnjë vizion për të ardhmen, por ky është problem i tyre. Por të më pyesni pse Bosnja dhe Hercegovina, unë mund ta kuptoj kur dikush nga Prishtina thotë se ekzistojnë arsye politike, sepse e urrejnë Serbinë, sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën… nuk mund ta arsyetoj, por mund ta kuptoj se gjenden në vazhdimin e fushatës zgjedhore dhe nuk janë të sigurt se kush do ta formojë qeverinë dhe ta interpretojë në këtë mënyrë. Por nuk është mirë kur silleni si i orientuar nga partia dhe nuk kujdeseni për interesat, siç e thoni ju të Vendit, siç e themi ne të Organeve Krahinore të Qeverisjes; si të doni quajeni, por këto janë interesa më të mëdha se interesat e partisë", tha Vuçiç.

Lidhur me qëndrimin për Malin e Zi, Presidenti serb tha se kishte biseduar para disa netësh me Presidentit Gjukanovic dhe të shtunën do të flasin hapur.

Unë nuk e fsheh se ata mund ta refuzojnë, çdokush mund ta refuzojë, nuk duhet të lusim askënd, por mendojmë se do ishte mirë, do ishte mirë për Malin e Zi, do ishte mire për të gjithë rajonin", tha presidenti serb.

Në një konferencë për mediat serbe nga Tiranë pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti Vuçiç tha se minishengeni do i sjellë zhvillime rajonit.

"Minishengeni është vizionar dhe që do i sjelle zhvillime Beogradit, Tiranës dhe Shkupit, më shumë para, standard më të mirë jetese dhe qëndrim të njerëzve në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos ikin jashtë vendit, për të mbushur barkun me bukë”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Ora 22:46
Vuçiç reagon pas protestës së Vetëvendosjes: Është normale në një demokraci, nuk ndyshon marrëdhënien time me Ramën

1574079671_ALeksanderVucic600x360.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reguar në një intervistë për mediat serbe, lidhur me protestën e Vetëvendosjes në Tiranë. Vuçiç tha se protesta është normale në demokraci dhe kjo nuk do të ndryshojë marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Ram.

“Protesta është normale në demokraci dhe nuk e shoh si problem. Kjo nuk do të bëjë që unë të ndryshoj marrëdhënien apo që Edi Rama të ndryshojë marrëdhënien. Nuk kam çfarë të them për ata. Nuk e kuptojnë realitetin, nuk kanë vizion për te ardhmen, ky eshte problemi i tyre", tha Vuçiç.

Ora 22:08
Vuçiç: Samiti i radhës për shengenin ballkanik do të mbahet në Beograd, në fund të Janarit

1572550428_vucic.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zbardhur takimin informal të mbajtur me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Zoran Zaev. Vuçiç zbulon se gjatë takimit është vendosur që Samiti i radhës të mbahet në Beograd në fund të Janarit.
"Tirana ka arritur marrëveshje konkrete për bashkëpunimin midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Takimi tjetër do të jetë në Beograd në fund të janarit, do të jetë një takim historik për shkak të asaj që do të përfundojmë deri atëherë - me kryeministrat e Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama", shkruan Vuçiç.

Ora 21:47
Tërmeti/ Zaev pas takimit me Ramën dhe Vuçiç: Mbështesim Shqipërinë! Solidariteti tregoi atë që mund të bëjmë kur punojmë bashkë

1573392125_zaevfoto.jpg

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar pas takimit në Tiranë me kreun e qeverisë Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai thotë se Maqedonia do të mbështesë Shqipërinë për të rikuperuar dëmet nga tërmeti tragjik ndërsa e konsideron solidaritetin e vendeve fqinje një shembull të mirë të asaj që mund të bëjë rajoni kur bëhet bashkë.

"Mbështetje e vazhdueshme për rehati nga rezultati tragjik për tu rikuperuar nga pasojat e tërmetit të goditur në Durrës, dhe vendbanimeve të tjera në Shqipëri.

Në shenjë të asaj mbështetjeje, sonte me kryeministrin Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic, morëm pjesë në koncertin e Operas Classic në Arianë në tiranë në shfaqjen e artistëve më të mirë të operës shqiptare.

Ngjarjet tragjike sjellin humbje të pakonkurueshme, por këto janë momente kur miqësia dhe lidhja midis popujve mund të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Koncerti i donatorëve për të zbutur pasojat e tërmetit është vetëm fillimi dhe njoftimi i bashkëpunimit të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore që do të mbulohen nesër si një shtyllë e re për bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i sinqertë dhe i përkushtuar i ekipeve të shpëtimit të të gjitha vendeve në lagje menjëherë pas fermerëve tragjikë është një shenjë e fortë e asaj që rajoni ynë mund të bëjë kur punojmë së bashku", shkruan Zaev.

Ora 18:33
Protesta kundër vizitës së presidentit Vuçiç, aktivistët e 'Vetevendosjes' shtyhen me policinë

Aktivistë të Vetëvendosjes të cilët protestojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, janë shtyrë me forcat e policisë pasi kanë tentuar të kalojnë perimetrin e sigurisë. Ata kanë thirur në kor fraza nacionaliste.

Ora 17:35
Shengeni ballkanik/ Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë në Tiranë, 'përqafohen në sy të Ramës'

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë homologun maqedonas Zoran Zaev dhe predidentin e Serbis Aleksandër Vuçiç, të cilët kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të samitit të tretë të Shengenit Ballkanik. Gjatë takimit dy krerët e vendeve fqinje kanë shëmbyer edhe një përqafim në shenjë përshëndeteje, në prani të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

1576860012_vuci.jpg

Ora 17:34
Ardhja e presidentit serb Vuçiç në Tiranë, Lëvizja Vetvendosja në protestë, mbajnë në duar fotot e viktimave të Reçakut (FOTO)

Aktivistët e Vetëvendosjes të cilët kanë protestuart kundër vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç kanë mbajtur në duar postëra të viktimave të masakrës së Reçakut, duke ironizuar kështu deklaratat e tij. Vuçiç e ka quajtur maskrën e Reçakut krim të fabrikuar.

Ora 17:18
'Vuçiç është kriminel', aktivistë të Vetëvendosjes protestë në Tiranë, kundërshtojnë vizitën e kryeministrit serb

Disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të kundërshtuar vizitën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Mini-Shengenit i cili zhvillohet përgjatë këtyre dy ditëve. Ata thonë se Vuçiç është një kriminel, që nuk duhet të jetë në Tiranë në një samit ku Kosova nuk merr pjesë. Protesta e tyre ka shtuar edhe forcat e policisë në këtë zonë.

Ora 16:58
Samiti i tretë i mini shengenit, tërmeti zhvendos konferencën e liderëve të Ballkanit Perëndimor/ AXHENDA

1576857880_samiti.jpg

Samiti i tretë i Shengenit Ballkanik ishte parashikuar të mbahej në Durrës, por për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit ajo është zhvendosur në Tiranë. Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor do të vizitojnë ditën e nesërme zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, ndërsa më pas do të mbajnë në Tiranë konferencën e përbashkët e cila do të zhvillohet rreth orës 13:15.

AXHENDA E PLOTE

Takim i liderëve të shteteve  të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së” Takimi i tretë rajonal i vendeve të Ballkanit Perëndimor do zhvillohet në datat 20-21 dhjetor 2019. Ky takim është në vijim të dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të zhvilluara në Novi Sad, Serbi dhe në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

Ditën e premte, datë 20 dhjetor, ora 17.00, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë liderët e ftuar në një takim jozyrtar në Hotel “Rogner”, Tiranë. 

Më pas, në orën 19.00, Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, në eventin e veçantë të bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit  të 26 nëntorit.

Ditën e shtunë, datë 21dhjetor, ora 08.45, të ftuarit do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës. 

Më pas, në orën 10.00, në hotel “Rogner” do të zhvillohet “Sesioni i liderëve”. 

Në orën 12.00 do të vijohet me Seancën Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve.

Në orën 13.15, të ditës së shtunë, aktivitetet do të përmbyllen me konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të zhvillohet në të njëjtin vend, në hotel Rogner, Tiranë.

Ora 16:51
Samiti i tretë i Shengenit ballkanik/ Vuçiç dhe Zaev mbërrijnë në Tiranë

1576857214_vucic620x0.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë mbërritur pasditen e sotme në Tiranë, pasi do të marrin pjesë në Samitin e tretë të Mini-Shengenit Ballkani i cili do të mbahet në kryeqytet përgjatë këtyre dy ditëve.

Ora 14:13
PDIU kundër minishengenit: Rama mos fshihet pas fatkeqësisë, protesta rruga e vetme

PDIU kundërshton nismën për minishengenin Ballkanik, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama. Kjo forcë politike thotë që nisma nuk të çon askund, prandaj të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare. Sipas PDIU-së, protesta mbetet e vetmja rrugë, dhe kryetari i rilindjes nuk do mund të fshihet as pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Deklarata e plotë e PDIU-së
Megjithë situatën e rëndë që po kalon vendi, shohim me shqetësim se kryeministri vazhdon me këmbëngulje idenë e tij të Minishengenit Ballkanik.

Edhe pas kërkesave të Përsëritura të shtetit të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit, po vazhdohet në të njëjtën rrugë e cila nuk të çon askund.

Situata që po përjeton vendi është e paprecedentë. Mijëra familje që kanë mbetur pa banesa, një buxhet i rrënuar nga vjedhja qeveritare dhe hapësira e lirisë që po asfiksohet çdo ditë nga aktet e dhunshme qeveritare.

Si të mos mjaftojë kjo tablo dramatike në skenën politike po shfaqet aleanca e autoritaristëve të rinj të Ballkanit që kanë vetëm një qëllim, konsolidimin e pushtetit të tyre.

Asnjë aleancë me Vuçiçin, që vetëm para pak ditësh mohoi masakrën e Reçakut, nuk mund të legjitimohet nga shqiptaret.  Asnjë cënim i interesave dhe kufijve të shqiptarëve nuk mund të jetë në tavolinë ku ka prezencë të shtetit shqiptar.

PDIU ka denoncuar qysh ne fillim, si të dëmshme idenë e Minishengenit Ballkanik:

1. Shqipëria duhet ta shohë Serbinë vetëm me syrin e Kosovës, ky është detyrim kushtetues dhe patriotik për çdo Shqiptarë e aq më shumë për çdo ofiqar të shtetit.

2. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të Shqipërisë pa Kosovën. Kosova për ata që se dinë banohet nga Shqiptarë, është fqinje me Shqipërinë dhe është vend i Rajonit të Ballkanit.

3. Kryetari i “Rilindjes” e ka detyrim të degjojë për Kosovën kërkesën e të gjithë partive politike të Kosovës që janë të zotët e shtëpisë.

4. Genocidin, spastrimin etnik të Serbisë në Kosovë s’mund ti amnistojë fotoja në Tiranë e Ramës me Vuçiçin.

5. Shqipëria e ka të përcaktuar që në kohën e Rilindasve rrugën drejt Perëndimit, e çdo rrugë tjetër drejt Lindjes është karshillik dhe gafurrje prej megallomani provincial.

6. Historia e ka dënuar çdo përpjekje për ringjalljen e ish-Jugosllavisë apo të Konfederatës Ballkanike, ide e vjetër e Titos që po vishet me kostumin e Minishengenit Ballkanik.

7. Çdo përpjekje për të zhdukur Çështjen Çame dhe Kosovën nga librat e historisë dhe harta e Ballkanit, janë naivitet dhe tradhëti Kombetare.

Kërkojmë që kjo nismë që nuk të çon askund të pushohet menjëherë e të mos shkruhet një tjetër faqe turpi në historinë politike shqiptare. Protesta mbetet e vetmja rrugë, dhe kryetari i rilindjes nuk do mund të fshihet as pas gjendjes së jashtëzakonshme.

Ora 11:27
Samiti i minishengenit, Meta: Pozitive nëse prodhon rezultate më shumë se debate (VIDEO)

Nisma për minishengenin Ballkanik është kritikuar nga segmente të opozitës, por Presidenti Ilir Meta tha se cdo iniciativë rajonale është pozitive kur prodhon më shumë rezultate se debate. "Nuk kam asnjë koment paraprak, cdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate se debate". Pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, Presidenti Ilir Meta nuk zhvilloi tubimin mbarëpopullor për referendumin më 8 dhjetor, i pyetur si do të vijojë iniciativën për mbrojtjen e Kushtetutës, ai tha sot se "Unë Kushtetutën do të vijoj ta mbroj cdo ditë dhe shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë është ta kuptojnë sa e rëndësishme është dhe të mos tolerojnë asnjë shkelje apo ndryshime të bëra në mungesë transparencë sikur ka ndodhur herë pas here".

Ora 11:06
'Kosova po izolohet', Kryemadhi i përgjigjet Ramës me 6 pyetje: Mini Schengeni po përdoret për presion ndaj BE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një reagimi në rrjetet sociale i ëhstë kundërpërgjigjur kryeministrit Rama për sa i përket çështjes së Kosovës dhe Shengenit Ballkanik.

Një ditë më parë kryeministri Rama  tha se Kosova me këtë vendim të gabuar për të mos marrë pjesë në takimin e Shengenit Ballkanik po izolohet, por Kryemadhi i kundërpërgjigjet duke thënë se ‘Mini-Schengeni’ po përdoret nga Rama për presion ndaj BE.

Sipas Kryemadhit LSI është në mbështetje të çdo marrëveshje bashkëpunimi në Rajon, por që të jetë transparent. Ndërkohë ajo drejton dhe disa pyetje rreth marrëveshjesh trepalëshe të ‘Mini-Schengen’.

Kujtojmë se sot dhe nesër në Durrës mbahet Samiti i tretë i ‘Shengenit Ballkanik’ mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 21/12/2019 19:06

    FAJIN e ke vete edi rama pse pranon studente nga kosova te studiojne ne universitetet tona,,te gjithe ata qe ishin ne protesten e vetvendosjes ishin vetem studente kosovare qe studiojne ketu...mos prano me studente nga kosova edi rama dhe keshtu nuk ka probleme si keto ne tirane....

    Përgjigju
  • Emi: 20/12/2019 22:15

    Vetum sherrin ja ka pa shqipnija serbis sa e man men historija dhe shtir se je she noj her.turp per ne si po ja shtrijm doren

    Përgjigju
  • pajtimi: 20/12/2019 17:46

    MJAFT QE TE SHIKOSH SE C'FARE FYTYRASH TE QELBURA -QENSH KOSOVARESH KA ATY,,GJITHSEJ 20 VETA,,,POPULLI SHQIPTAR I SHQIPERISE E MIREPRITI VUCICIN DHE ZAEVIN,,,,TE PERMIRSOJME SA ME SHUME MAREDHENIET ME FQINJET,,,,EDI RAMA E DI SHUME MIRE KETE,,,TE FORCOJME MAREDHENIET EKONOMIKE --KULTURORE ME GJITHE BALLKANIN,,,EDHE LEVIZJE TE LIRE,,,NUK KA PSE PER KOSOVEN,, SHQIPERIA TE MOS KRIJOJE MINISHENGEN MES SHTETEVE BALLKANIKE..,,..

    Përgjigju
    • Pajtimovic: 21/12/2019 00:09

      Magjupo ti edhe me qenin skrahasohesh se ai eshte mbret para teje.Kosova dhe Kosovaret jane shekuj para qeverise kukull te tiranes serbomadhe.Shume shpejt jo vetem do kerkoni pasaporten e kosoves ju por do shkoni dhe per pune se ju perpak lek i keni shitir nene e motra rrugeve te botes imagjino tju japesh rroga pak me te larta se ne shqiperi.Edhe ne shqiperi shume pak shqiptare jeni me te dhenat e regjistrave te popullsise prandaj hesht gabelovski.

    • Lexues: 20/12/2019 19:39

      Shoku Koci Xoxe, po ju sikur vdiqet ne 49-n bashke me idene e konfederates ballkanike? Me sa duket vllehet kane nga 7 shpirtra si macet.

  • asl: 20/12/2019 15:41

    Zoteri duhet te dish nje gje:Ata arvanitasit e tu jane sjelle e po sillen keq me shqiptaret,prandaj Rames ti vish mbas ti o legen,25 vite ste pashe te kerkoje ceshtjen came ne menyre diplomatike.

    Përgjigju
  • Turi: 20/12/2019 15:21

    Shume mire po ben shikon interesat e Shqiperise dhe Kosoves ju be ftese por nuk pranoj, europa eshte... nuk ka per te na fut kurre ne Be keshtu qe me mire me fqinjet dhe i lini ato idiotlliqe jo tradhtar jo lesh nacionalizmi nuk te con ne asnje vend

    Përgjigju
  • monika fshatare buçe: 20/12/2019 13:32

    P fshatare ordinere palaço kur bën politik dhe ti o monstër pik e zez.

    Përgjigju
  • Populli: 20/12/2019 11:49

    Turp ti vije Besa Shahinit dhe Gent Cakajt qe nuk mund ti quash me kosovare derisa qendrojne ne qeverine tradhtare te Shqiperise.

    Përgjigju
    • Dory: 20/12/2019 17:45

      Turp te kesh ti per mendjen qe ke

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt