Me anë të një deklarate për shtyp, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), ka vlerësuar si të të suksesshme vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Beograd dhe në Luginën e Preshevës. Sipas zërit zyrtar të PDIU “deklarimi ballazi dhe qartazi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme e një bazë prej nga duhet të zhvillohen marrëdhëniet rajonale përbën një akt të nevojshëm, të domosdoshëm e në përputhje me interesin kombëtar e shtetëror shqiptar”.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, me anë të deklaratës së saj për shtyp, ka dashur t’i shprehë opinionit publik aprovimin e saj dhe koherencën me qëndrimin dhe deklaratat e Kryeministrit Rama në Beograd dhe Preshevë. PDIU, gjithashtu, dhe përshëndet mbështetjen e premtuar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga ana e Kryeministrit Rama, nëpërmjet bursave, ofrimit të mbështetjes materiale dhe asaj diplomatike. Por kjo parti nuk i ka kursyer dhe komentet mbi kryeministrin serb Vuçiç.
“Ky moment përbën një pikë kyçe edhe të programit politik të PDIU-së. Reagimi jo diplomatik i Kryeministrit serb Vuçiç, thjesht sa vërteton se ai nuk ka mundur t’i shkëputet karrierës së tij politike, që kishte kulmuar si Ministër i Informacionit e koordinator i shërbimeve sekrete gjakatare serbe gjatë regjimit të Milosheviçit”- shkruhet në deklaratën për shtyp të PDIU.
Gjithashtu Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet çmoi dhe përpjekjet më të fundit të kabinetit Rama për tutelimin e interesave të shqiptarëve në Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak.
“Ne shohim me pozitivitet faktin se drejtuesit politikë shqiptarë po ushtrojnë detyrën kushtetuese për mbrojtjen e interesave në Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak. PDIU gjithnjë ka bërë thirrje për unitet kombëtar në këtë drejtim. Rrjedhimisht, PDIU vlerëson dhe çmon faktin se e gjithë klasa politike në Shqipëri e Kosovë u bashkua përballë qëndrimit jo diplomatik serb”- theksohet në deklaratën për shtyp përshëndetëse të PDIU, në kuadër të vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd dhe Preshevë.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com