PDIU:Reagim urgjent për kthimet
në kufi, shkollë shqipe në Çamëri

PDIU:Reagim urgjent për kthimet<br />në kufi, shkollë shqipe në Çamëri
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur deklaratat e qeverisë për Çamërinë, por ka kërkuar reagim urgjent për kthimet e shqiptarëve nga pala greke në doganë.
 
Idrizi i kërkon qeverisë shqiptare që të reagojë dhe të merren masat për rastet e shqiptarëve që janë kthyer nga Greqia.
 
Idrizi shprehet se në mesin e shumë të kthyerve në kufi është edhe një e moshuar 80-vjeçe, për shkak të vendlindjes së saj, Çamëri.

“Unë dua t'i adresohem fort dhe qartë qeverisë shqiptare. Përtej përshëndetjes që ne japim për qëndrimet që ka mbajtur për çështjen çame.

Nuk mund të le dot pa përmendur, në radhë të parë Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm, për rastet e kthimit në kufi të shqiptarëve të Çamërisë, kryesisht pleq. Rasti i fundit është një rast që i ilustron të gjitha ato që kemi thënë. Bëhet fjalë për një zonjë 80-vjeçare, Ildize Bajrami. 

Pasi kishte jetuar 10 vjet në Greqi erdhi në Shqipëri dhe më pas u ndalua nga Policia Greke në kufi, për arsyen e vetme se kishte vendlindjen në Arpicë të Çamërisë.

I kërkoj urgjentisht Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme që të merren me rastin në fjalë dhe me të gjitha rastet e shqiptarëve që po kthehen në kufi nga policia greke.

Do bëjmë gjithçka që kemi në dorë, në mënyrë që të lajmërojmë kancelaritë europiane, do i drejtohemi trupit diplomatik dhe do të kërkojmë si deputetë të Parlamenti të Shqipërisë që të investigohet për rastet e kthimit në kufi”
u shpreh Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë Idrizi bëri me dije se do kërkojë që të hapen shkollat shqipe në Çamëri.
 
Ne të gjithë e dimë që sot në Çamëri jeton një komunitet shumë i madh i shqiptarëve të Çamërisë.
 
Do të kërkojmë të hapen shkollat shqipe në Çamëri, status që shqiptarët e Çamërisë e kanë pasur që në vitin 1927.
 
Duhet të kthehet drejtësia për shqiptarët e Çamërisë, për çështjen e pronave, për çështjen e njerëzve dhe për të gjitha të drejtat që kanë pasur para vitit 1944. Sot çështjen çame nuk ka asnjë gjë që e ndal
”, theksoi Idrizi.

Për kthimet e shqiptarëve në kufi reagoi edhe ministri i Brendshëm Tahiri duke i kërkuar drejtorit të policisë greke, që ishte dje në Tiranë, që të mos ketë kthime të pajustifikuara.
 
Përsa i përket debatit për Himarën, Idrizi deklaroi se është tokë shqiptare. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social