PDIU: Refuzimi i statusit për
shkak të kapriçove politike
Në një deklaratë për mediat Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur keqardhjen për mosmarrjen e statusit, sipas kësaj partie për shkak të kapriçove politike. PDIU shprehet se mosmarrëveshjet e brendshme janë ato që kanë frenuar integrimin europian.
TIRANE - Në një deklaratë për mediat Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur keqardhjen për mosmarrjen e statusit, sipas kësaj partie për shkak të kapriçove politike. PDIU shprehet se mosmarrëveshjet e brendshme janë ato që kanë frenuar integrimin europian.
DEKLARATA E PLOTE“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shpreh keqardhjen më të madhe që për shkak të kapriçove politike, Shqipëria edhe këtë herë nuk mundi të nisi rrugën e saj zyrtare, për të qenë pjesë e Europës. Me gjithë mbështetjen e dhënë nga faktori ndërkombëtar, janë mosmarrëveshjet e brendshme, ato të cilat kanë frenuar rrugën europiane të Shqipërisë.
Ky lajm i keq vjen pikërisht në kohën kur 22 vjet më parë mijëra të rinj shqiptar rrëzuan komunizimin me ëndrrën e madhe për ta parë Shqipërinë si gjithë Europa. Por kjo ëndërr ende nuk po realizohet.
PDIU ribënë dhe një herë thirrjen e saj, tashmë të njohur prej muajsh, për mbledhjen e një tryeze të të gjithë partive politike, për të arritur në një zgjidhje të këtij ngërçi të krijuar, në mënyrë që shqiptarët të jenë të barabartë përkrah të gjithë shteteve të tjera, aty ku realisht e kanë vendin.
Mosplotësimi i 3 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, solli që Komisioni Europian të heshti për Shqipërinë duke e lënë “topin në fushën tonë”. Tashmë na takon ne, si përfaqësues të zgjedhur të popullit, që të tregojmë se mbi gjithçka tjetër, duhet të vendosim Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.
Si 100 vite më parë, duhet t’i tregojmë të gjithë kombit tonë dhe botës se ky vend ka njerëz të aftë që mendojnë dhe punojnë për të mirën e këtij vendi.
Le të shërbejnë si frymëzim për të gjithë vargjet e të madhit Pashko Vasa se : “për ne shqiptarët dielli lind andej nga perëndon”, për të treguar dhe një herë lidhjen shpirtërore dhe historike me Europën, jo vetëm atë gjeografike”.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 477
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
'Sirena' portugeze, Cristian Shpendin e kërkon Benfica
25 Janar, 22:45
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Digjet garazhi i pallatit 8-katësh të Komuna e Parisit, shkak dyshohet kompresori i frigoriferit të një marketi (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Ekspertja e aktivitetit fizik: Balancat e ushtrimeve fizike me ushqimin e shëndetshëm, është çelësi
25 Janar, 21:59
-
‘Klinika 24’ në REPORT TV/ Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale
25 Janar, 21:49
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20
-
Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime
25 Janar, 21:12
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06