TIRANË - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dënon me ashpërsi veprimin e fundit të policisë serbe, e cila konfiskoi 500 libra shkollorë në shqip në komunën e Preshevës.

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe në veçanti i të drejtave të minoriteteve duhet të jetë baza e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me shtetin serb.

Për këtë arsye, PDIU i bën thirrje qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që së bashku me qeverinë e Republikës së Kosovës të protestojnë pranë Beogradit mbi këtë akt të paprecedent të dhunës ndaj arsimimit shqip në Luginën e Preshevës.

PDIU gjendet në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që sot fatkeqësisht vijojnë të jenë minoriteti më i diskriminuar në Evropë dhe kërkon nga autoritetet ndërkombëtare të gjejnë zgjidhje të pranueshme nga të gjithë për të drejtat e këtij komuniteti.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)