PDIU: Shqiptarët
humbën një zë të matu

PDIU: Shqiptarët<br />humbën një zë të matu
Në ngushëllimet për ndarjen nga jeta e politikanit, Sabri Godo, është bashkuar edhe partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“PDIU me pikëllim të thellë mori lajmin e ndërrimit të jetës së politikanit dhe patriotit të madh, Sabri Godo. Shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit tonë”, thotë mesazhi i PDIU-së.

Për PDIU-në, “humbja e Sabri Godos është një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar. PDIU gjen rastin të ngushëllojë familjarët e Sabri Godos, duke siguruar se emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne.”- përfundon mesazhi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët