TIRANË- Deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri theksoi dje në një prononcim për mediat, se ai mund të bëhet pjesë e protestës së opozitës. Tahiri theksoi se protestat janë demokratike dhe për këtë, deri të Enjten mund të bashkohet me Partinë Demokratike në protestën e 20 Shkurtit.

“Çdo protestë është demokratike, ngritja e zërit të popullit apo edhe e opozitës. Është detyrë e opozitës të ngrejë zërin për të vënë në dukje gabimet e qeverisë. Besoj që deri të Enjten do të marr pjesë”, tha ai.

Kjo deklaratë e deputetit të parties së dytë më të madhe opozitare duket se lë të kujtohet se ndërmjet PD-së dhe PDIU-së janë rregulluar sërish relatat.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)