Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë në Shqipëri, Çamëri, Maqedoni dhe Diasporë, sikurse dhe të gjithë besimtarët anembanë botës. “Kjo ditë simbolizon paqen dhe sakrificën në të mirë të së përgjithshmes dhe është një simbolikë, që duhet të na udhëheqë në jetët tona.

PDIU uron të gjithë besimtarët ortodoks, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për më shumë mirësi, solidaritet dhe ndjenjë komunitare, simbole këto të ditëve të shenjta.

Në këtë ditë të shënuar rikujtojmë me admirim punën atdhetare të asaj pjese të klerit ortodoks që dhanë gjithçka për atdheun. Përkujtojmë me respekt dhe përulje punën e palodhur të rilindasve të mëdhenj si Hirësi Grigor Gjirokastritit, të Fortlumturi Fan Nolit, të Fortlumturi Visarion Xhuvanit, të At Kristo Negovanit, të At Stathi Melanit, të At Dhimitër Dhimitrukës dhe të figurave të tjera të larta atdhetare të klerit ortodoks. Le të sjellë kjo festë gëzim, lumturi dhe dashuri për të gjithë besimtarët që e festojnë dhe për të gjithë kombin shqiptar.

Paqja dhe mirësia, dy virtytet që simbolizojnë ditët e shenjta, janë ajo çka i nevojitet sot më shumë se kurrë kombit shqiptar dhe mbarë qytetarëve” - uron PDIU gjithë besimtarët.

(ad.ti/shqiptarja.com)