TIRANË - PDIU ka sqaruar për mediat dhe publikun, simbolikën e votës me karton në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo votë elektronike kundër zgjedhjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

"Grupi parlamentar i PDIU votoi kundër zgjedhjes së Vangjel Dules. Deputetët e PDIU-së vendosën të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules", thuhet në deklaratën për shtyp.

Kundërshtimi i grupit parlamentar të PDIU-së ishte prezantuar që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga kryetari i PDIU-së, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Shpëtim Idrizi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)