PDIU, zyrtarisht pjesë
e reformës territoriale
Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, mblodhi dje Grupin e Punës për Reformën Administrativo-Territoriale, grup ky i përbërë nga 12 anëtarë dhe që ka si objektiv kryesor mbështetjen teknike dhe këshillimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.
TIRANE- Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, mblodhi dje Grupin e Punës për Reformën Administrativo-Territoriale, grup ky i përbërë nga 12 anëtarë dhe që ka si objektiv kryesor mbështetjen teknike dhe këshillimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore. Ndërsa është ngritur grupi Rajonal i reformës, vihet re se për herë të parë në mënyrë zyrtare është përfshirë përfaqësuesi i opozitës, e përkatësisht kreu i bashkisë së Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, përfaqësues i PDIU të Shpëtim Idrizit.
“Kjo reformë vjen edhe si një nga kërkesat që BE ka parashtruar në Progres Raportin e viteve 2012 dhe 2013, si kërkesë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, të Këshillit të Evropës, në raportin e 2013 si edhe raportin e 2012 të
OSBE. Kjo kërkesë është parashtruar dhe nga Shoqata e Komunave të Shqipërisë e Shoqata për Autonomi Vendore. Në programin e saj Qeveria e re shqiptare e vuri si prioritet të sajin, fuqizimin e pushteti vendor dhe procesin e decentralizimit në funksion të rritjes së efikasitetit që ka ky pushtet” tha Vorpsi. Nga ana tjetër ai u shpreh se gjendja e trashëguar e njësive vendore lë shumë për të dëshiruar.
“Në 80% të Njësive vendore jepet pak ose aspak shërbim për qytetarët, ka problem me mbledhjen e taksave vendore dhe shumë prej këtyre njësive nuk gjenerojnë dot të ardhurat e vetat duke sjellë kështu pengesa në zhvillimin social ekonomik, shpërdorim të burimeve njerëzore dhe financiare dhe pabarazi në zhvillim”, tha Vorpsi. Prefekti i Qarkut Tiranë, u shpreh se ndarja e re administrative nuk do të penalizojë asnjë qytetar, përkundrazi do të mundësojë një shërbim më të mirë, duke bërë kështu që çdo qytetar të ketë një jetë më dinjitoze.
Grupi Rajonal për ndarjen territoriale
1–Sadi Vorpsi (Prefekt i Qarkut Tiranë)–Kryetar
2–Elton Qosja (Koordinator Teknik Rajonal)–Sekretar
3–Elvis Rroshi (Bashkia Kavajë)– Anëtar
4–Ndriçim Dushku (Bashkia Rogozhinë)– Anëtar
5–Kujtim Qefalia (Komuna Dajt)– Anëtar
6–Refik Veliaj (Komun Krrabë)– Anëtar
7–Gentian Myrtaj (Komuna Vaqarr)– Anëtar
8–Ardian Çipa (Policia e Qarkut Tiranë)– Anëtar
9–Andrea Miço (ZVRPP)- Anëtar
10–Arsim Rama (Sig. Shoqërore Tiranë)–Anëtar
11–Ervis Rrahmani (Shërbimi Social Shtetëror)–Anëtar
12–Mimoza Kuqi (DART)–Anëtar
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15