PD-ja, absurde me aksionin e Berishës dhe e humbur me Bashën

PD-ja, absurde me aksionin e Berishës dhe e humbur me Bashën

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike është në sfidën e saj ndoshta më të madhe prej nga themelimi i saj. Jashtë fjalëve dhe inkurajimit të vazhdueshëm që po i afron i gjithë publiku, zhgënjimi prej saj është gati i plotë. Vetëm pak ditë më parë ishte kjo parti që me ngucin e kryetarit aktual Basha vendosi ta rizgjedhë, gati 90%. Ndërkohë që kërkohej reflektim dhe mendësi sesi do të zhvillohej aksioni për të ashtuquajturën  “masakër zgjedhore”, aty punohej për Bashën!! Nën heshtjen e shumë prej protagonistëve të sotëm, që po mundohen ta shfrytëzojnë paq z. Berisha kundër Bashës, kryetari aktual i PD-së zhvilloi një proces pas të cilës i dha partisë imazhin, frymën dhe… padobinë e vet. I vetëm Mark Marku dhe fare pak të tjerë u munduan ta zgjojnë nga letargjia partinë që tashmë është përçarë keqazi. Transformimi pas humbjes së tretë në zgjedhjet e përgjithshme kërkohej me asgjë tjetër veç me krijimin e shtratit të një transformimi rrënjësor dhe përmirësimit të një ideologjie, e cila i përshtatej ndryshimeve. Por, më shumë nga të gjitha, Kuvendi me yes-man e saj tregoi realisht nevojën e rikrijimit të PD-së dhe përthithjes prej saj të një slogani që sapo u shtri në publik u harrua si shumë gjëra nga kryetari Basha: Krijimi i një Republike të Re.

Ajo që e ka prishur më shumë imazhin e PD-së është përpjekja absurde ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit, me të cilin të gjitha palët përfshirë dhe vetë “të dëmtuarin” e madh Sali Berisha po përballen. Në dukje të gjitha thonë: jo dhe realisht duhet të jetë kështu pasi kushdo që të vij në krye të PD-së do gjendet përballë të së njëjtit verdikt: Largimin e Berishës. A do jetë kjo mënyra sesi do të mblidhen këtej e tutje në aksion demokratët kudo në vend për të organizuar Kuvendin e PD-së apo thjesht e gjitha do kamuflohet me retorikën kundër Bashës? Për të ardhur keq është se: edhe ata që e kundërshtonin nënzë Berishën, thjesht për inat të Bashës, sot bëjnë si të flaktë në mbrojtje të ish-kryetarit. Veçse Berisha e kupton që përkrahja e tyre është thjesht mënyra sesi mund t’i kundërvihen Bashës për t’i marrë partinë dhe jo mbështetja reale. Si gjithnjë me duart e të tjerëve. Ndaj aksioni i Berishës është aksion absurd, qoftë me sloganet prej tij, por edhe me kujtimet dhe sidomos me retushimet e së shkuarës. Për ata që kanë harruar: Azem Hajdari pak herë shkoi mirë me të dhe ishte ai dhe vetëm ai: autori i linçimit të tij. Për ata që e ndjekin dhe sot “i gjejnë” gabime Bashës të cilat nuk i flisnin më parë, paradoksalisht ato i kishin mu para syve. E ndërkohë Basha është drejt një flirti të ri me Ramën, pikërisht atë që mund t’i japë pak oksigjen përkrahësve të tij dhe ta bukosi këtej e tutje fare Partinë Demokratike, që tashmë i janë sulur të gjithë gjoja për ta përvetësuar në emër të parimeve….

Me logjikë nuk do ketë ndryshime dhe kjo do e bëjë më absurd të gjithë këtë aksion të PD-së, megjithëse ku ta dish se ku mund të arrijë marrëzia, ashtu si ka ndodhur kurdoherë kur Bashës i është dhuruar. Pasi Basha është mësuar t’i dhurohet dhe kjo nuk është më kërkesë por është destin, që “çuditërisht” atij i afrohet. Dhe, paradoksi i radhës shqiptar është se: Nuk ndodh gjë as me Bashën dhe as me Berishën me gjumin e SPAK por do të ketë të vuajtur veçse militantët besnikë të PD-së dhe idealistët e saj, që dhanë gjithçka për parimet dhe të ardhmen e formacionit të parë antikomunist në vend.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë