Lista e kandidatëve për deputetë e krijuar nga kreu i PD Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, pas Vlorës ka krijuar përplasjen e rradhës në Korçë.
Renditja në vendin e 7 të listës për deputet të ish-kryetarit të PD në Korçë Andrea Mano dhe ndarja e zonave elektorale, ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen me kandidatët e Qarkut dhe strukturat, e thirrur nga drejtuesi politik i Qarkut Edmond Spaho.
Skema për të lënë në Korçë Ervin Salianjin, i cili në zgjedhjet e kaluara ishte deputet i Maliqit, duke përjashtuar kështu Andrea Manon, ka sjelle debate te ashpra mes këtyre të dyve.
Salianji ka kërkuar të mbulojë Korçën së bashku me Sorina Kotin, por Mano ka kundërshtuar me argumentin që përgjegjesia politike për rezultatin ishte e tij, që për 8 vite kishte drejtuar degën lokale të PD, pavarësisht se renditej i 7 në listën e kandidatëve.
Tonet e larta zëri dhe goditjet e tavolinës me grusht nga ana e Salianjit zgjatën për disa minuta, ndërsa Spaho u mundua të qetësojë gjakrat duke iu dhënë alternativa të tjera të ndarjes së zonave.
Burime brenda takimit, bëjnë me dije se demokratët e degës Korçë, kanë thënë se Basha i gënjeu strukturat kur tha që nuk do të përsëritej më gabimi i 2017 kur Mano u rendit i 5 dhe nuk mundi të merrte mandatin e deputetit.
Të njëjtat burime pohuan se drejtuesit e grupseksioneve vunë me shpatulla pas murit Spahon duke i kërkuar të renditej i 8 ashtu si bëri Peleshi, që zgjodhi te ishte i 6 në listën e PS.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Korçë/ La shtatzënë 13-vjeçaren, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen e 21-vjeçarit, familja kërkon ta lirojnë: Kemi nusen me foshjen në shtëpi
25 Janar, 19:40
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Vdekja e 12-vjeçarit, nëna e Leo Sadikut me lot në sy kërkon drejtësi! Mjekët e morën në qafë, e trajtuan vetëm për virozë
25 Janar, 15:22
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
Se mos vetem ky te gjithe njelloj jane po luftojne per te marre kolltukun e deputetit per te qene rehat dhe per 4 vite e te paguhen majme nga taksat e shtetit
PërgjigjuMe fshatarin e Korçes PD eshte ulur shume poshte.
PërgjigjuDemokratet e vertete te Korces jane ne pritje se lista e deputeteve te PD e Korces nuk eshte pranuar nga KQZ dhe eshte rikthyer , keta demokrate te verte te Korces po presins qe hiqet nga lista Salihajni i cili ka nje vendim gjykate me burgim , nese Salihaaajni qendron akoma ne liste te gjithe antaret e kryesise se PD ne Korce do te japin doreheqjen dhe votuesit demokrat nuk do te votojne partine e tyre sepse nuk duan qe nje Salihaaajn ti perfaqesoje ne Kuvend. Nese ky Mashtrues me kollare blu eshte me te verte demokrat te japi doreheqjen dhe te shpetoje nga shkaterimi PD e Korces
PërgjigjuMe Salihalene e keni ndritur Korcen a pika ju rente.
PërgjigjuPo si kane fetyre te rikandidojne nje te pafytyre, imoral, te paafte dhe pa edukate si Salianji?! Sa poshte paske rene moj Korce.
Përgjigjukur them une qe grida e babales ja ka dhene breshken te gjitheve ne shqup vetem qe ta fusin ne liste babalen nuk me besoni. por me kete qe beri lulja i jep votat edit e do qahet pastaj kur te humbi qe ja vodhen votat.jepi lul shkelmin e fundit pd-se e ik ne hollande se nuk je per kete pune ti.gjith xhaketat e vjtra qe duhet te iknin ti pret te fitosh me ata....hahahaha
PërgjigjuRrejne vedin babalet e integrum,,,,,do ua tregojne korcaret sa u vlen lekura.
PërgjigjuKoken te hani o hienst e Korces.
Përgjigju3-0 ne tavolin. Dhurata e tret e Lules per Ramen.
Përgjigju