PDK: As këtë javë nuk do të
ketë seancë Parlamentare

PDK: As këtë javë nuk do të<br />ketë seancë Parlamentare
PRISHTINË - Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ditë që ka nxjerrë vendimin e saj duke mos njohur seancën konstituive të 17 korrikut, me qëllim përshpejtimin e krijimit të institucioneve të reja postzgjedhore, asnjë tentativë për të thirrur një tjetër seancë nuk shikohet në horizont.
 
Megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Bllokut LDK-AAK-Nisma, mediat kosovare citojnë burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës të cilët thonë se edhe kësaj javë nuk do të ketë asnjë seancë.
 
Ndërkaq, mësohet se PDK do të përdorë kohën në dispozicion për të zhvilluar negociata me partitë politike në mënyrë që të arrihet deri tek një qëndrim i përbashkët politik për jetësimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
 
Nga ana tjetër, janë partitë opozitare të cilat kanë kërcënuar sot, se nëse deputetja më e vjetër e Kuvendit, Flora Brovina, sipas rregullave në fuqi, nuk thërret këtë javë Parlamentin, ata do të mblidhen vetë për të caktuar kryeparlamentarin, e më tej edhe kreun e qeverisë.
 
Ndërkaq, analistët mendojnë se deputetët nuk duhet të mbeten peng i vullnetit të Brovinës për të nisur seancën dhe për të caktuar pikat e rendit të ditës, të cilat kërkohen me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje