TIRANE - Demokristianët përfundimisht rikthehen në koalicionin me Partinë Demokratike, teksa kanë kurorëzuar negociatat përmes të cilave shkrijnë përfundimisht akujt në marrëdhëniet e tyre të ngrira për vite me radhë.
Vendimin për të pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për partneritet në qeverisje e njoftoi sot nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja.
Rikthimi i kreut të PDK Ndoka në koalicionin e djathtë qeverisës do të shoqërohet si hap i parë me marrjen e postit të zv.ministrit të Brendshëm, vend i mbetur vakant me largimin e Avenir Pekës në krye të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, të lënë bosh nga Elvis Cefa që u bë nënkryetar i KLD-së.
Në këtë mënyrë, Partia Demokristiane i rikthehet bashkëpunimit tradicionalisht të vjetër, me Partinë Demokratike, që sipas tij ishte pezulluar për shkak të keqkuptimeve dhe jo për arsye të dallimeve serioze. Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar në deklaratat e vazhdueshme dhe në media është bërë shkëputja e tij nga koalicioni opozitar dhe Beja shpjegon arsyet pse u prish koalicioni me PS-në.
“Për fat të keq PS megjithë premtimet dhe me një marrëveshje të nënshkruar me opozitarët votoi një ligj që ruan monopolin mbi votën e dy partive kryesore politike, PD e PS. Me këtë akt politik, PS tentoi të bllokojë dhe dëmtojë alternativat e tjera politike. PDK ia kishte bërë të qartë se bashkëpunimi i mëtejshëm politik me PS-në do të varej vetëm nga qëndrimi që kjo parti do të mbante ndaj reformës zgjedhore. Mos respektimi i marrëveshjes së nëshkruar nga PS i dha fund këtij bashkëpunimi të sforcuar politik.”- nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja.
Partia Demokristiane e kishte bërë të qartë se bashkëpunimi i mëtejshëm politik me Partinë Socialiste në opozitë do të varej vetem nga qendrimi qe do te mbante kjo parti ndaj reformes zgjedhore. Pretendimi se PS nuk e respektoi marrëveshjen çoi në prishjen e aleancës. Ndoka ishte pjesë e mazhorancës deri në vitin 2008 kur kryeministri Sali Berisha vendosi ta largonte nga posti i ministrit të Shëndetësisë për ta lënë jashtë kabinetit. Në vitin 2009 PDK u bë pjesë e koalicionit "Poli i Qendrës" ndërsa në prag të votimeve të 2011-tës Ndoka u përfshi në një koalicion me partitë e majta opozitare.
Demokristianët përfundimisht rikthehen në koalicionin me Partinë Demokratike, teksa kanë kurorëzuar negociatat përmes të cilave shkrijnë përfundimisht akujt në marrëdhëniet e tyre të ngrira për vite me radhë.
SHQIPTARJA.COM: NDOKA INSISTOI PER POST MINISTRI
Burimet të brendshme të kësaj partie saktësojnë se Ndoka ka rezistuar deri në fund për gjetjen e gjuhës së përbashkët për bashkëqeverisje në nivel ministri, por duke parë ngurrimin e Berishës për t'i hyrë dhe njëherë dhimbjes së kokës për ndryshime të reja në kabinetin qeveritar, ka pranuar të marrë vendin vakant në Ministrinë e Brendshme, duke hequr dorë dhe nga kërkesa për një Prefekt në veri të vendit. Mësohet gjithashtu se marrëveshja që do të nënshkruhet mes Berishës dhe Ndokës shumë shpejt ditët e ardhshme, pritet të pasohet dhe nga një marrëveshje tjetër për bashkëpunim gjatë fushatës së zgjedhjeve të ardhshme, e cila do të garantojë një vend të sigurtë për deputet për PDK, por dhe një partneritet të garantuar në koalicionin e djathtë, gjë të cilën sipas demokristianëve nuk arritën ta kenë me kreun e PS Rama.
Ndërkaq vjeshta duket se ka ardhur me risi për këtë parti. Edhe pse u ndanë, duke u kthyer në kundërshtarë të përbetuar, Nard Ndoka e Nikollë Lesi pritet të shkojnë sërish drejt bashkimit në një parti të vetme. Kreu i PDK dhe ai i Lëvizjes Demokristiane, LDK më 13 shtator të këtij viti patën një takim mes tyre për mundësinë e krijimit të një formacioni të vetëm, që të synojë hyrjen në Parlament në zgjedhjet e ardhshme si një parti serioze dhe e fortë, pasi sëbashku referuar zgjedhjeve të fundit bëjnë mbi 50 mijë vota, që mund të sjellin dhe tre deputetë në Kuvend.
(Lajmi fillimisht u publikua ne oren 07:30 dhe me pas u perditesua ne oren 14:22)
Redaksia Online
(sg/jm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Deklaronte ne nentor: Berisha po heq Meten nga qeveria