PDK dhe minoritetet vendosin
seanca konstituive më 12 shtato

PDK dhe minoritetet vendosin<br />seanca konstituive më 12 shtato
TIRANË - Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të minoriteteve kanë vendosur datën 12 shtator, ora 10:00 për vijimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
 
Lajmi u bë i ditur pas një takimi të kryesueses më të vjetër të Kuvendit, Flora Brovina me përfaqësues të PDK-së dhe minoriteteve, ndërsa Blloku dhe Vetëvendosje refuzuan të merrnin pjesë, ndonëse të ftuar nga Brovina.
 
I pranishëm në mbledhje, përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka komentuar të premten e javës në vijim si datën e formimit të institucioneve të vendit, përfshirë këtu edhe kryeparlamentarin.
 
Ai shtoi se emri i kandidatit të PDK-së për kryetar kuvendi do të bëhet i ditur në fillim të javës së ardhshme. Ndërsa përfaqësuesi i minoriteteve, Nenad Rashiç bëri të ditur se minoritetet do të marrin pjesë në seancën e 12 shtatorit, por nuk tregoi se cilin kandidat do ta mbështesë, të PDK-së apo të koalicionit, nëse do të kenë mundësi të propozojnë.
 
Rashiç tha se ata janë në pozitë neutrale, pasi që partitë shqiptare duhet të gjejnë bashkëpunimin dhe pastaj ata t’i bashkohen.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje