PDK: Hashim Thaçi kryeministër,
Isa Mustafa kryetar Kuvendi

PDK: Hashim Thaçi kryeministër,<br />Isa Mustafa kryetar Kuvendi
Lëvizje në skenën politike kosovare. PDK i ofron postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së dhe shprehet e gatshme për bashkëqeverisje me të gjithë, por nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit.

Kandidati i saj për kryetar të Kuvendit, i cili nuk mori votat e mjaftueshme në seancën e kaluar, Arsim Bajrami, thotë se ky është kompromisi i vetëm që mund të bëjë partia e Hashim Thaçit, pasi nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga të drejtat kushtetuese.

"Isa Mustafa le të jetë kryeparlamentar me kusht që Hashim Thaçi të jetë shef i qeverisë. Kaq mund të bëjë Partia Demokratike e Kosovës për të tejkaluar ngërçin politik", ka thënë Arsim Bajrami për mediat në Kosovë. 

Caktimin e seancës konstitutive për 2 tetor, Bajrami, i cili do të jetë sërish kandidat i PDK'-së për kryeparlamentar, e ka arsyetuar me faktin se po u jepet hapësirë partive të reflektojnë dhe të heqin bllokadën ndaj PDK-së.

Ai ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të bisedojnë.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi