PDK i ofron Vetëvendosjes postin
e Kryeministrit dhe 6 ministri

PDK i ofron Vetëvendosjes postin<br />e Kryeministrit dhe 6 ministri
PRISHTINË - Partia Demokratike e Kosovës ia ka ofruar kundërshtarit më radikal politik, Vetëvendosjes, postin e kryeministrit dhe gjashtë ministri.
Këtë e ka pohuar për mediat kosovare Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje.

“Këto kanë qenë ato që kanë ardhur në atë letër që unë personalisht nuk i kam parë por i kanë parë njerëzit e Vetëvendosjes sepse ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të takohemi me ta. Nuk i kemi marrë seriozisht dhe nuk i marrim per shkak të veprimeve të tyre joserioze që janë komplet kundër interesit të qytetarit të Kosovës”, ka thënë Dardan Molliqaj
 
Ditë më parë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një takim me koalicionin e opozitës LDK-NISMA-AAK deklaroi se partia e tij nuk do të bënte pjesë në qeverinë që Hashim Thaçi do të formonte.

Ndërsa 3 partitë e tjera opozitare kanë deklaruar haptazi qëndrimin e tyre, mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë Albin Kurti pas kësaj oferte që i është bërë nga Thaçi.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë