PDK-ja rrezikon ta çojë vendin
në zgjedhje të jashtëzakonshme

PDK-ja rrezikon ta çojë vendin<br />në zgjedhje të jashtëzakonshme
Partia Demokratike e Kosovës do të mundohet të gjejë me çdo kusht mënyrën për të mos e lënë koalicionin LDK-AAK-Nisma ta themelojë qeverinë e re. Sipas analistëve, PDK-ja do t`i përdorë të gjitha mundësitë deri në dërgimin e vendit në zgjedhje.

Kontrabandimi apo blerja e deputetëve me para, është një prej opsioneve të cilin mund ta ndërmarrë PDK-ja me qëllim që t`i krijojë numrat për të mos e lëshuar pushtetin.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova thotë se gjithmonë ka pasur tendenca të tilla nga ana e PDK-së, mirëpo beson se kësaj radhe përfaqësuesit e LDK-së do t`i bartin politikat e saj dhe nuk do të ketë lëkundje.

“Unë nuk dyshoj që bënë prova të tilla dhe këto kanë ndodhur gjithmonë. Mirëpo kemi pasur raste edhe kur tanët kanë kaluar në radhët e subjekteve të tjera politike por asnjëherë nuk kanë pasur sukses. Por unë e di dhe kësaj radhe besoj shumë që LDK-ja do të jetë me të gjithë kandidatët e saj apo deputetët e ardhshëm saj në parlamentin e Kosovës. Do të jenë përfaqësues jo vetëm të popullit por edhe të LDK-së kryesisë së LDK-së dhe do t`i bartin politikat që ia ka parashutuar vetes Lidhja Demokratike dhe besoj se ata nuk do të dalin nëpër subjekte të tjera”, thekson Rugova për “Bota sot”.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim