PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit
të Komunës së Prishtinës, Ahmetit

PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit<br />të Komunës së Prishtinës, Ahmetit
PRISHTINË - Kryesia e Degës së PDK në Prishtinë shpreh keqardhjen dhe mospajtimin e saj lidhur me sjelljen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti në protestën e djeshme të opozites, në të cilën njeri nga eksponentët dhe orkestruesit qendror ishte Ahmeti.

“Kryetari i Prishtinës me pjesëmarrjen dhe nxitjen e tij, dëshmoi përfundimisht se nuk është kryetar i qytetarëve shumicë në emër të të cilëve qeverisë, por eksponent-ekzemplar i një subjekti opozitar që programin e vet politik tenton ta imponojë në rrugë jodemokratike”, thuhet në deklaratën e sapodërguar.
 
Shtohet se, kryetari i Prishtinës deshmoi se misioni i tij nuk është udhëheqja e Kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës, nuk është qeverisja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Prishtinës, as kujdesi dhe mirëqenia e tyre, shëndeti as arsimimi, por shpërdorimi i postit si mjet dhe qëllim për marrje të pushtetit. “Kryetari i Prishtinës e vërtetoi tërësisht se në axhendën e tij nuk është menaxhimi i resurseve dhe të mirave private e publike, por shkatërrimi i tyre për hir të pushtetit. Ahmeti dëshmoi se thirrja në ligj e ligjshmëri janë alibi dhe jo obligim ligjor i një udhëheqësi të zgjedhur”, thekson deklarata e PDK.
 
Deklarata vijon se, kryetari Ahmeti përfundimisht tregoi se është i vetmi kryetar i një kryeqyteti që gjithëçka është ndërtuar me mund e sakrificë nga taksapaguesit-qytetarë të sinqert të Prishtinës me vite, mund ta zhbëjë në një ditë e në një orë të vetme, sikur ta kishte pronë të falur! “Në këtë mënyrë Shpend Ahmeti është shndërruar në simbol të shkeljeve dhe sinonim i drejtuesit që nuk përfaqëson qytetarët, por axhenda tjera që ai dhe bashkëpartiaket e tij dijnë t’i projektojnë”,  thekson deklarata. “Prandaj Kryesia e Degës së PDK-së në Prishtinë, kërkon dorëheqjen e Ahmetit dhe krijimin e mundesisë së qytetarëve për të pasur kryetar të pergjegjshem çfarë e meritojnë ata”, përfundon komunikata e nënshkruar nga Lirak Çelaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë./ATSH/
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf