Pamje nga Prishtina Foto ATSH
PRISHTINË, 22 Gusht /ATSH-B.Jashari/.-Partia Demokratike e Kosovës mirëpreti sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me kërkesën e 30 deputetëve për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të datës 17 Korrik 2014.
Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson këtë vendim si një akt të vendosjes së kushtetushmërisë në vend dhe si një tregues të fuqishëm se, vullneti i qytetarëve të Kosovës, i shprehur në zgjedhjet e përgjithshme të datës 8 Qershor, është suprem dhe i patjetërsueshëm.
"Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë këtë vendim, në mënyrë që t'i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatën e dërguar.
"Partia Demokratike e Kosovës, si prijëse e proceseve shtetformuese në Republikën e Kosovës, do të punojë intensivisht që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja në Kosovë, në përputhje me mandatin që ka marrë nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme", vijon deklarata.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të zbatojë misionin e ri për zhvillimin ekonomik të Kosovës, hapjen e vendeve të reja të punës dhe procesin e pandalshëm të integrimeve evropiane.
"Edhe në mandatin e ardhshëm, fryma e bashkëpunimit dhe e qasjes gjithëpërfshirëse në proceset madhore për vendin tonë, do të jenë bosht i angazhimit dhe filozofisë politike të Partisë Demokratike të Kosovës", thuhet në komunikatë./m.m/
/Shqiptarja.com