PRISHTINË - Partia Demokratike e Kosovës do të vendosë nesër pas mbledhjes së Këshillit Drejtues se si do të veprojë për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar prej pesë muajsh, bën të ditur kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.
Kreu i PDK-së, tha se tashmë ka ardhur koha që të zgjidhet ky ngërç, pasi edhe ndërkombëtaret kanë filluar të interesohen dhe të pyesin se çfarë po ndodhë me ngërçin, madje kanë paraqitur edhe shqetësimet e tyre.
Sipas Kosovapress, Thaçi ka ritheksuar se vetëm komunikimi mes liderëve të spektrit politik mund t'i japë zgjidhje ngërçit. /ATSH/