TIRANE - Në ditën ndërkombëtare të LGTB-së, Partia Demokristiane ka kundërshtuar kërkesën e përfaqësuesve të shoqatave që mbrojnë të drejtat e tyre, për të pasur martesa homoseksuale.
PDK shprehet me anë të një deklaratë për shtyp se Zoti krijoi Evën dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin. “Shqipërisë i duhet një rilindje morale pas dramës dhe amoralitetit që instaloi komunizmi për pesëdhjetë vjet.
Kjo rilindje vjen me kthimin te besimi, te edukimi, te familja, tek puna tek forcimi i përgjegjësisë individuale dhe publike, jo nëpërmjet vesit dhe anormalitetit. Zoti krijoi Even dhe Adamin dhe jo Adamin dhe Stefanin.
Ne as kemi mbështetur as do të mbështetim ndonjëherë lëvizje që vijnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat kristian-demokrate, përkundrazi jemi të angazhuar me përgjegjësi të madhe në bashkëpunim edhe me faktorët e tjerë për të edukuar ndërgjegjen morale, duke denoncuar të keqen dhe fenomenet e tjera degraduese, abuzive me liritë e individit dhe vlerat hyjnore të njeriut.
Por nga ana tjetër, ne si parti me vizion kristian, nuk mbështetim dhe as promovojmë antivlera dhe deformime të natyrës së njeriut dukuri dhe tendencat e abuzimit me lirinë që e dëmtojnë familjen dhe vlerat e saj”, thuhet në deklaratën e PDK-së.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com