/ATSH/.-Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se, "në rrafshin e përgjegjësive institucionale do të vazhdojë kryerjen e detyrimeve para qytetarëve të vendit për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, përkatësisht reformat ekonomike në vend dhe përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të vendit".
"Rruga e zgjidhjes së çështjeve shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jetë institucionale, në të kundërtën, rrezikohen vlerat tona demokratike dhe perëndimore, që kemi arritur deri tani", thekson PDK.
Në komuniktën e dërguar mbrëmë bëhej e ditur se, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e degëve dhe deputetët e Grupit parlamentar të PDK-së, u diskutua për situatën aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet brenda PDK-së. Në mbledhje, nga anëtarët e KD dhe strukturat e pranishme iu dha shtytje dhe mbështetje e plotë proceseve të integrimit të PDK-së në familjen e partive të djathta popullore evropiane.
/Shqiptarja.com