Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, mbajti dje një takim me mbështetësit e tij në Gjirokastër. Gjatë takimit atje, Milo foli në lidhje me zhvillimet në koalicionin e majtë.

Ai theksoi se kreu i PS, Edi Rama vendosi pa pyetur aleatët e deritanishëm dhe u përfshi në koalicion me LSI-në. “Duhej të pyeteshin edhe partitë aleate. Koalicionet si kameleonët që ndryshojnë ngjyrën sipas stinëve”, nënvizoi Milo.

Më tej ai u ndal te çështja e 21 janarit, për të cilën tha se duhet bërë drejtësi. “Nuk mund ta harrojmë 21 janarin, kërkojmë drejtësi për ngjarjen e dy viteve më parë”, theksoi ai.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)