BRUKSEL - Shqipëria është një hap larg marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kjo pasi Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, theksoi në seancë sotme të Parlamentit Europian se Shqipëria ka bërë arritje të dukshme në përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Krahas kësaj, në fjalën e tij Fyle ka pohuar edhe mahnitjen që ka për luftën anti-korrupsion që ka bërë në vend nga qeveria e re duke shtuar se edhe zgjedhjet e 23 qershorit ishin një arritje për vendin. “Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit dhe meriton statusin e vendit kandidat”.
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Europiane të Fqinjësisë, Stefan Fyle ka ritheksuar qëndrimin e tij se Shqipërisë duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Në seancën plenare të Parlamentit Europian është diskutuar Progres Raporti i Shqipërisë për vitin 2013, eurokomisioneri vuri theksin në zgjedhjet e rregullta të 23 qershorit, si dhe kalimin e pushtetit në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Komisioneri për Zgjerim shprehu befasinë e tij për rezultatet e arritura nga qeveria e re, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në vetëm pak muaj.
Në fjalën e tij, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle u shpreh se “Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit dhe meriton statusin e vendit kandidat”.
Këtu Fyle ka përmendur se "në Shqipëri janë bërë zgjedhje të rregullta, kalimi i pushtetit u bë i qetë, pa incidente dhe se Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e kritereve të Kopenhagenit. “Jam i befasuar nga arritjet e qeverisë së re ndaj korrupsionit”, është shprehur Fyle, duke shtuar se "jam gjithashtu i befasuar nga rezultatet e arritura në pak muaj në këtë drejtim. Kjo konfirmon trendin pozitiv".
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentit Europian Nikol Vuljaniç, i cili deklaroi se Parlamenti Europian duhet të mbështesë dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Vuljaniç shprehu besimin se Shqipëria do të mund të kalojë problemet e saj me ndihmën e BE-së.
Zërave për t’i dhënë statusin kandidat Shqipërisë i është bashkuar edhe Eurodeputeti Eduard Kukan, i cili u shpreh se Shqipërisë nuk i duhet vonuar dhënia e statusit. Sipas tij, klima politike në vend është duke u përmirësuar.
Edhe kreu i delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan theksoi se “Shqipëria ka bërë progres dhe e meriton statusin. “Statusi do të jetë një shtysë më shumë për Shqipërinë”, deklaroi Kukan.
Të njëjtin mendim me Kukan ndau edhe numri dy i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Libor Roucek. Rucek nxiti partitë politike të punojnë së bashku dhe se ky vend vazhdon të luajë një rol konstruktiv.
/Shqiptarja.com