Një popull evropian që meriton të integrohet dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi, tha  Isabel Santos raportuesja për Shqipërinë gjatë debatit për projektzolutën në Komisionin e Punëve të Jashtme të PE-se

 “Këto reforma janë të rëndësishme për qytetarët së pari dhe pastaj për procesin integrues. Ne besojmë se Shipëria ka bërë progres të madh. Ne duhet të japim sinjale pozitive. Mosmbajtja e konferencës së Parë Ndërqevceritare do të ishte pardrejtësi për ta. Ne kemi të bëjmë me një popull pro-europian dhe nuk duhet ta humbasim këtë mundësi. “

Santos thotë se  vendi është ende tejet i polarizuar fokusi janë reformat dhe rikthimi në funksionim të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Reforma gjyqësore duhet të përmbushet dhe për këtë të gjitha palët janë të vetëdijshëm.

Santos vlerësoi arritjet politike në vend dhe theksoi se vendi meriton mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Edhe eurodeputeti David Lega u shpreh pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe vazhdimit të negociatave.

“Shqipëria ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme në reformën gjyqësore. Pavarësisht rrugës së gjatë të bërë nga Shqipëria ka ende shumë reforma të paplotësuara.

Eurodeputeti Michal Simacka theksoi se Shqipëria ka bërë reformat e duhura.

“Është koha që parlamenti të ngrihet dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian. Ka bërë reforma të jashtëzakonshme. “

Ndërkohë që eurodeputeti Thomaz Waitz kërkoi më shumë mbështetje në aspektin ekonomik dhe ambjientalist

. Le të ndihmojmë atë vend të jetë sa më shpejt të jetë e mundur në Bashkimin europian.

Ndërkohë që shumë eurodeputetë u shprehën  të shqetësuar se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë po largohen nga nga vendi dhe për këtë kërkuan ndërhyrjen e BE . Eurodeputetët kanë vlerësuar edhe rolin e Shqipërisë për kreun e OSBE-së.

Elsa Fenet: të përmend diçka që nuk u theksua deri tani, kryesia e OSBE-së nga Shqipëria. Ka qënë një sfidë e madhe për ta. Këtë viti ata u përballën me sfida të mëdha, situata në Bjellorusi, Nagorno- Karabkh , ata ja dolën më së miri në këto situata edhe pse nuk kanë pasur përvoja të mëparshme.”

Draft raporti I diskutuar sot do të paraqitet në Parlament pasi t’i shtohen edhe rekomandimet e sotme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Raporterja për Shqipërinë në PE, Santos: Vendi ka polarizim të thellë, palët të tejkalojnë ndasitë

Ne seancën e mbajtur sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentin Evropian, europarlamentarja Isabel Santos, e cila është raportere për Shqipërinë në PE, teksa ka prezantuar draft- raportin për Shqipërinë ka nënvizuar problemin e polarizimit poolitik në vend.  

“Vendi është tejet i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në të.  Në Draftin që kam propozuar ka dy linja logjike. Kërkesat që ne I kemi për vendin duhet të vazhdojnë. Vazhdoj të kem disa shqetësime. Jam e shqetësuar për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin politik. Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit.

Reforma gjyqësore duhet të përmbushet. Të gjitha palët janë të vetëdijshme.  Një pjesë e madhe e të rinjve po largohet nga vendi. Duhet të krijojmë kushtet e duhura për të qëndruar.

Partitë politike kanë punuar shumë për të arritur në një marrëveshje. Palët arritën të tejkalojnë ndasitë.  Shqipëria ka ngelur mbrapa në rrugën e integrimit dhe kjo është dekujaruese", tha Santos.