PE miraton ligjin për përdorimin e inteligjencës artificiale! Metsola: Po bëjmë histori! Legjislacioni i balancuar

Me 499 vota pro dhe 28 kundër Parlamenti Europain miratoi këtë të mërkurë ligjin për inteligjencën artificiale, që vendos kufizime mbi mënyrën se si mund të përdoret kjo teknologji nga kompanitë. Ligji i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Një nga amendamentet e debatuara të tij që do t’i jepte mundësinë policisë të mblidhte të dhëna biometrike në kohë reale, u hodh poshtë.

Sipas ligjit, për përdorimin e inteligjencës artificiale në situata me rrezik më të lartë, kompanitë do të përballen me rregulla të forta, përfshirë një nivel më të lartë transparence dhe përdorim më të saktë të të dhënave.

Për shkeljen e këtij ligji kompanitë mund të gjobiten me një shumë që mund të arrijë deri në 33 milionë dollarë ose 6% të të ardhurave të tyre vjetore, që në rastin e kompanive teknologjike si Google dhe Microsoft mund të arrijë deri në miliarda dollarë. Në një konferencë për shtyp, presidentja e parlamentit Europian Roberta Metsola tha se ligji ndalon përdorimin e programeve të identifikimit të njerëzve në hapësirat publike.

 “Ne po bëjmë histori! Krenare që Parlamenti Europian sapo ka miratuar Aktin e parë në botë për Inteligjencën Artificiale. Një legjislacion i balancuar dhe i përqendruar te njeriu, i cili do të vendosë standardin global për vitet në vijim. Europa do të vazhdojë të udhëheqë në inovacion”.- tha Roberto Metsola.

Në Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas ka themeluar një grup të ri pune për të eksploruar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Grupi i punës pritet t’ia paraqesë përfundimet e veta Departamentit të Sigurisë Kombëtare në muajt e ardhshëm.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit