STRASBURG - Parlamenti Europian ka miratuar rezulotën ku kërkohet që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, asnjë kundër dhe me vetëm një abstenim, Komiteti i Jashtëm i Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën e hartuar nga raportuesi për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.
Përmes kësaj rezolute me 4 faqe, i kërkohet Këshillit të Europës të njohë përparimin e Shqipërisë, duke i dhënë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.
Për më shumë se 30 minuta, nga ora 09:30 minuta e deri në orën 10:05 komisioni i Jashtëm i PE-së, ka diskutuar rezolutën për dhënien e statusit kandidat të Shqipërisë në BE. Deputetët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që ka bërë Shqipëria për tu integruar.
Ata kanë kërkuar, që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë për integrimin.

(Foto: Seanca e Parlamentit Europian në Strasburg)
REZOLUTA E HARTUAR NGA VULJANIÇ
Në rezolutën e përgatitur nga raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç thuhet se "Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm, pasi vendi ka vazhduar të japë rezultatet konkrete në fusha kyçe të reformave. “
Rezoluta nënvizon se "integrimi i BE-së duhet të jetë një përpjekje kombëtarë dhe një projekt gjithëpërfshirës për të gjitha forcat politike dhe shoqërinë civile".
Nënvizon progresin inkurajues në axhendën e reformave, dhe shpreh besimin në kapacitetet e Shqipërisë, dhe angazhimin për të ecur më tej në rrugën evropiane. Përshëndet miratimin e reformave kyçe, si dhe 3 ligjet.
"Reformat sociale janë aq të rëndësishme sa ato politike dhe ligjore. Shqipëria po përpiqet të ngrejë nivelin e kohezionit social dhe ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga ana e BE-së për ta bërë këtë."- thuhet në rezolutë.
FORCONI PAVARËSINË Ë GJYQSORIT, TE QARTESOHET ROLI I KLSH
Rezoluta bën thirrje për përpjekje të mëtejshme për të forcuar pavarësinë, përgjegjshmërinë, paanshmërinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nxit autoritetet.
Kërkohet që të përmirësohet dhe forcohet puna e autoriteteve që merren me të drejtat e njeriut, siç janë Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit; të qartësohet roli dhe kompetencat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të monitorohen të gjitha strategjitë antikorrupsion. Rezoluta kërkon të bëhen përmirësime në luftën kundër krimit të organizuar dhe në metodologjinë hetimore.
LUFTA E KORRUPSIONIT, ZBATONI REFORMAT
Rezoluta "përsëri thekson nevojën për të zbatuar reformat në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të zhvilluar një rekord solid të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet."
DIALOGU ME SHOQERINE CIVILE TE VAZHDOJE
Vlerëson dialogun progresiv mes shoqërisë civile dhe Qeverisë dhe thekson nevojën për të mbajtur këtë dialog të konsoliduar si në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe në formimin e kornizës legjislative për reforma të reja
TE RISHIKOHET LEGJISLACIONI KUNDER DISKRIMINIMIT
Në përgjithësi minoriteti gëzojnë respektin për të drejtat e tyre. Fton autoritetet kompetente të përmirësojnë më tej klimën e gjithëpërfshirjes dhe të tolerancës në të gjithë vendin. Kërkon përshpejtimin të zbatimit të planit të veprimit për dekadën e romëve për të forcuar përfshirjen e romëve dhe rishikimin e legjislacionit në luftën kundër diskriminimit ndaj personave LGBT, duke përfshirë sanksionet për gjuhën e urrejtjes.
E DREJTA E PRONËS
Bën thirrje për përpjekje të mëtejshme për të siguruar zbatimin efektiv të strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e pronësisë, pasi ky është një nga gurët themelorë të zhvillimit ekonomik.
MEDIA, SHQETESUESE INFLUENCA POLITIKE
"Ndërkohe që ambjenti i medias është pluralist dhe i shumëllojshëm, është shqetësuese influenca politike sidomos në mediat publike; (ambjenti I medias) kërkon garantimin e pluralizmit dhe pavarësisë se autoriteteve rregullatore për të permirësuar cilësinë e lirisë së fjalës/shprehjes dhe për të siguruar transparencë në pronesinë e dhe financimin e mediave."
Vlerësohen se zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ishin të rregullta dhe transferimi i qetë i pushtetit krijoji një impakt pozitiv në vend. Procesi i pranimit në BE është kthyer në një forcë drejtuese për vazhdimin e reformave në Shqipëri dhe qytetarët janë pro anëtarësimit në BE. Të drejtat e minoritetit duhet të keni zhvillim të metejshëm, sidomos të drejtat e romëve.
Në rezolutë përgëzohet qeveria për mbështetje ndaj punësimit, por i kërkohet që të garantojë respekt për të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin privat apo publik. Rezoluta vlerëson ndër të tjera dhe rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në marrëdhëniet me shtetet fqinje, ku ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh
KUKAN: QEVERIA DEGJOI POPULLIN
Kreu i delegacionit për Ballkanin, Eduard Kukan, tha se krimi i organizuar dhe varfëria janë disa nga shqetësimet për Shqiëprinë. Por se beson që Shqipëria do t'i zgjidhë shumë shpejt këto probleme, ashtu sikurse mrekullia e ndodhur me demonstratat kundër armëve kimike, sic e cilësoi kreu i delegacionit të Ballkanit.“Qeveria e dëgjoi popullin, kjo është një mënyrë e rë e të menduarit të gjërave dhe jam i sigurt se gjërat po ecin në rrugën e duhur”- tha ai.
GROSSRUCK: QEVERIA TË BASHKËPUNOJË ME OPOZITËN
Gjatë fjalës së tij, eurodeputeti, Volfgang Grossruck deklaroi se, “ka vota pro dhe kundër kësaj rezolute. Sipas tij, i është kërkuar që qeveria të bashkëpunojë më opozitën dhe qeveria e vjetër bëri një kalim normal të pushtetit. Edhe kjo duhet të përmendet”.
“Opozita pranoi humbjen në zgjedhje, pasi ky ishte fakti që Shqipëria e humbi vitin e kaluar statusin. Kjo duhet të përmdendet, pasi nuk duhet dhënë ideja që u prit për tu ndryshuar qeveria dhe Shqipërisë ti jepej statusi i vendi kandidat”, theksoi gjatë fjalës së tij Grossruck.
Një tjetër deputet i PE-së, tha se, për BE-në nuk ka rëndësi se kush e drejton vendin, por duhet që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.
Gjatë votimit, anëtarët e Komisionit të Jashtëm kanë miratuar të gjitha pikat e rezolutës së propozuar nga raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç. Anëtarët e komisionit kanë përgëzuar komisionerin Vuljaniç dhe uruar Shqipërinë për rrugën drejt BE-së.
META NE STRASBURG
Shqipëria është përfaqësuar me kreun e parlamentit Ilir Meta, i cili shprehu gjithashtu vlerësimet për rezolutën.
“Keni qene me kritike ne te kaluaren, për shkak se kemi pasur me shume probleme, por tashmë komentet tuaja janë pozitive pasi edhe ne kemi përparuar. Opozita ishte shume aktive gjate viteve qe ishte ne pushtet ne lidhje me integrimin ne BE, por i dimë problemet tona dhe jemi shumë të përkushtuar për ti zgjidhur”. Meta: Po punojmë për statusin
Brenda dhjetorit, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian pritet të japë përgjigjen përfundimtare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat. Aktualisht përpjekjet e politikës së jashtme të Shqiërisë janë përqendruar në tre shtete, Hollanda, Gjermania dhe Franca. Këto të treja, ende janë skeptike nëse duhet t'i japin dritën jeshile Shqiërisë, apo jo.
/Shqiptarja.com