Pearce: Nuk jam një zgjidhje afatgjatë për kombëtaren angleze

Pearce: Nuk jam një zgjidhje afatgjatë për kombëtaren angleze
Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë, Stjuart Pirs ka deklaruar se do të ndihet mirë në rast se i jepet rasti për të drejtuar “Tre Luanët” në Euro 2012, por ka shtuar se ai nuk është zgjidhje afatgjatë në postin e përzgjedhësit.

“Përzgjedhës i përhershëm i Anglisë është dikush tjetër. Sigurisht se ai nuk jam unë, jo pas verës. Unë jam mësuar të jem afër kombëtares”, ka thënë Pirs pas humbjes nga Holanda në “Wembley” (2:3).

“Nëse dikush tjetër vjen para verës, unë do të jem në shërbim të tij në çdo aspekt. Është fare e thjeshtë, unë jam këtu për t’i dhënë përkrahje përzgjedhësit të ri”, ka shtuar Pirs. Rreth paraqitjes së kombëtares angleze në miqësoren kundër “Tulipanëve”, Pirs është shprehur:

“Ishte një ndeshje zhgënjyese për ne, por ky test na shërbeu për të nxjerrë mësim. Luajtëm kundër një skuadre të shkëlqyeshme, e cila kishte në dispozicion të gjithë lojtarët. Mendoj se neve na mungoi një grimcë vetëbesimi dhe kjo është një pjesë e rëndësishme të cilën duhet ta gjejmë”. Përveç Smallingut, i cili u lëndua gjatë një përplasje në ajër me Klas Jan Huntelarin, lëndime në këtë miqësore pësuan edhe Stiven Xherard dhe Daniel Starixh.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës