Një grup pedagogësh sërish në protestë! Kovaçi: Nëse qeveria nuk na plotëson kërkesat për dy ditë, të mërkurën futemi në grevë urie

TIRANË- Pedagogët kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie, nëse qeveria nuk do të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe t’i plotësoje ata. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se do t’i lënë afat qeverisë vetëm dy ditë kohë për t’i plotësuar kërkesat, në të kundërt të mërkurën do të mblidhen në grevë.

Pedagogët i bëjnë thirrje studentëve dhe prindërve që t’i mbështesin pasi kërkojnë cilësi në institucionet e arsimit. 

"Më vjen shumë keq se personat që nuk lidhen drejtpërdrejt me auditorin, si prindërit nuk janë këtu. Arsimi na përket të gjithëve. Të gjithë kërkojmë cilësi të shërbimeve që marrim. Unë konsideroj si burimin e garantimit të cilësive atë të auditorit. Synimet duhet të jenë dinamike. Duhet të miratohen në mënyrë konsensuale dhe të mbështeten me burime. Procesi i mësimit duhet konceptuar si sistem. Ndihem e keqardhur që njerëzit mungojnë. Nuk duam mbështetje me heshtje, por me prezencë", tha një pedagoge.

Kovaçi tha se nuk do të ndalen derisa qeveria të vendosë prioritet kombëtar arsimin. Pedagogët i bëjnë thirrje studentëve dhe prindërve që t’i mbështesin pasi kërkojnë cilësi në institucionet e arsimit.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i  përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre. 

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Kovaçi: Qeveria ka vetëm dy ditë kohë për të na plotësuar kërkesat, nëse s’e bën nisim grevën e urisë

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka paralajmëruar se do të nisin grevën e urisë nëse qeveria nuk iu plotëson kërkesat për dy ditë.

“Lëvizje e pastër, nuk është e mbështetur as nga rublat ruse, por as nga lirat turke, as nga paratë  e pistave që kanë kapur politikën. Këtë betejë e kemi nisur prej tre vitesh, por është intensifikuar prej dy muajsh, kur dërguam peticionin, shoqëruar me 6 javë protesta, 2 javë bojkot të procesit mësimor për një arsim të lartë publik cilësor. Qeveria ka treguar se nuk ka gojë për të reaguar dhe kom për zgjidhjen e çështjeve themelore, por ofron zgjidhje kozmetike.

Në këto kushte pas një diskutimi është propozuar që të kalohet në trajtën e grevës së urisë apo ngujimit, si e vetmja formë, që e lejon ligji,  që mund të bëjë efekt për të detyruar qeverinë që të vërë arsimin si prioritet kombëtar. Pasi e pritëm tre vite, i lam dy muaj kohë për të reaguar, i lëmë edhe dy ditë kohë për ti dhënë zgjidhje kërkesave tona,. Më datë 2 tetor të gjithë jemi këtu”, tha Kovaçi.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/10/2022 23:31

    Disa pyetje kam per kete S.Kovacin dhe te gjithe ata qe i jane bashkuar kesaj greve qe pretendojne qe cilesia e arsimit do te jete ne perpjesetim te drejte me pagen:Ja t'a ngritem pagen e te gjitha benefitet e tjera qe kerkon,a do te ndryshoje gje kjo? Ju po te njejtat leksione do te mbani,po te njejteve autore do t'ju referoheni,po te njejtat detyra do te jepni dhe po te njejtat ese do te kerkoni.Rritja e rroges dhe benefitet mos do te ndryshojne menyren si jepni leksion? Mos do te ndryshojne //humorin// tuaj kur te vleresoni studentet?Mendoni se dy leke me shume do t'ju shtojne pasionin ne pune?Apo do te kerkoni me pak //honorare// nga studentet? Mendoni se mund te beni tekste me te mira? Do te kishit qene me te besueshem e do te kishit gjetur me shume perkrahje sikur te kishit kerkuar laboratore, materiale te reja,literature me te shumte e modernizim te sistemit arsimor,sepse kam pershtypjen se nga shumica e kerkesave qe keni parashtruar,te vetmes gje qe do t'i permiresohet cilesia do te jete gjendja financiare ne portofolin tuaj,se sa per arsimin,po ai qe ka qene do te jete.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 31/10/2022 18:36

    Së pari qeveria duhet tu ndërpresë pagën për gjithë ditët që nuk janë paraqitur në mësim. Së dyti qeveria duhet të caktojë një afat për paraqitjen në punë të militantëve të Sali kriminelit dhe në rast mosparaqitje të pushohen nga puna. Të shohim një herë se sa trima janë këta partiakë të shpifur që abuzojnë me tolerancën e shtetit.

    Përgjigju
  • cuku: 31/10/2022 14:45

    ikni o te pa fytyre keni te gjithe nga 3 vila nje ne mal ne bregdet e ne qytet pa llogarit dyqanet,kur ska shtet ashtu beni ju,me ju fut ne site te gjithe ju,me pasurite qe keni vjedh me notat e studenteve,behet nje qytet i ri komplet me i bukur se las vegas,hajduta te ndyre

    Përgjigju
  • Bledi Sota: 31/10/2022 14:39

    Ju qe komentoni nuk keni asnje informacion mbi universitetin publik. o ditezinj pa universitet nuk ka te ardhme. ate qe po kerkojne pedagoget eshte aq pak sa edhe me Kosoven nuk ka barazon. por harram votat qe dhame per kete pleher, nne gje ka eshte shume i zoti ne genjeshtra dhe demagogji. e beri Tiranen beton. njerzit duan pune jo fasad.

    Përgjigju
  • erjon: 31/10/2022 13:40

    Jane mbledhur nje grup hajdutesh qe asnje provim nuk te japin po nuk pagove.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 31/10/2022 12:52

    Mos na bet pun!!!!!!!!!!!!!! Po ca kerkojn keta profot e saliut apo nga hena kan ardhur keta e se dijn gjendjen e shqiperis. Te shkojn tek foltorja se aty meret leku duke dal ne shesh. E kan rrogen sa 10 fishi I nje pensionisti qe ka punuar 40 vjet. Kurse keta i len studentat me dashje qe te marin ndonje dore te vogel!!!!!!!!! Po pse sdalin ne grev keta e te nxjerrin nga sistemi profot e korruptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja