17 pedagogë të Filologjikut kërkesë për shfuqizimin e ligjit për Arsimin, LU: Janë 51 firmëtarë. (Pedagogët mohojnë peticionin)

17 pedagogë të Filologjikut kërkesë për shfuqizimin e ligjit për Arsimin, LU: Janë 51 firmëtarë. (Pedagogët mohojnë peticionin)

Fakulteti Filologjik i Tiranës

Disa pedagogët të Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë, kanë nënshkruan një peticion, me anë të të cilit kërkojnë abrogimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Lëvizja për Universitetin pretendon se janë 51 pedagogë të këtij fakulteti janë shprehur se “problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë” ndaj kërkojnë abrogimin e këtij ligji. 

“Kërkojmë Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë” thuhet në kërkesën e pedagogëve. 

Më tej pedagogët kërkojnë hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë.  Ndërkohë nga ana tjetër në listën e publikuar nga lëvizja për Universitetin janë vetëm 17 pedagogë që kanë firmosur dhe jo 51 pedagogë sic pretendohet nga Lëvizja për Universitetin.

Lista e publikuar nga Lëvizja për Universitetin për pedagogët e Fakultetit Filologjik që kërkojnë anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë
 

Lista me 17 pedagogët e Fakultetit Filologjik që kërkojnë anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë

Përvec listës së 17 pedagogëve që kanë firmosur për abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë në deklaratën e Lëvizjes për Universitetin janë renditur emrat e 51 pedagogëvë të këtij universiteti. 

Disa nga pedagogët të kontaktuar nga Report Tv janë shprehur jashtë kameras se nuk kanë firmosur dhe nuk janë dakort me këtë kërkesë.

Report Tv kërkoi nga përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin t’i vihet në dispozicion lista me 51 pedagogët që kanë firmosur këtë kërkesë, por deri më tani ende nuk i është vënë në dispozicion lista.

Deklarata e plotë e Fakultetit Gjeologjik, publikuar nga Lëvizja për Universitetin ku në fund gjendet edhe lista e firmëtarëve

Deklaratë e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:

Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
Garantimi i të drejtave studentore
Financimi i dijes
Cilësia e mësimdhënies
Demokratizimi i universiteteve
Autonomia e universiteteve
Rritja e transparencës
Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës

Vijojnë emrat:

Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Migena Leskoviku, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeri: 16/12/2024 15:35

    H. Sh eshte budallaqe

    Përgjigju
  • Visi: 23/12/2018 22:40

    Te abragohet ky mender ligj i Arsimit te Larte

    Përgjigju
  • Ilo: 23/12/2018 19:42

    Po keta te "mençurit" ku ishin kur u be ligji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë