"Po jetojmë në një terror tëvazhdueshëm. Rektori Rizvanolli na ka bërë dhe na bën vazhdimisht presion, jo vetëm për dhëndrin e tij, por edhe për studentët e tjerë, që ai i konsideron si vota". Kështu shprehet Ferdinand Mara, mjeshtër i sportit, dhe që aktualisht jep lëndën e gjimnastikës në vegla dhe gjimnastikë aerobike, te fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit. Ai na thotë se ka 23 vjet që ushton profesionin e pedagogut, por situata që po kalojnë tani është tejet absurde.
Profesor a iu bëhet juve, pedagogëve, presion nga rektori?
Kemi presione të vazhdueshme, jo vetëm për këtë rast, të dhëndrit të tij, që unë e njoh shumë mirë, sepse në provimin tim ka qenë se nuk ia mban të bëjë lojëra të tilla, por edhe për raste të tjera. Ai bën presione të hapura të gjithë pedagogëve. "Do t'ju shkel me këmbë' ka thënë sapo të mbarojë gjyqi. Me pak fjalë ai është bërë pronari i shkollës dhe se ka problem fare. Këtu u bëhet presion rregullisht pedagogëve. Thirren pedagogët nëpër zyra, bëhen mbledhje dhe u bëhet presion qoftë femra, qoftë meshkuj, sidomos pedagogeve femra.
Në çfarë kuptimi iu bëhet më shumë presion pedagogeve femra?
"Keni kujdes, ruani vendin e punës, jo studentët nuk janë në rregull", gjëra të kësaj natyre. Ajo që ka thënë rektori për gazetën tuaj, se nuk bëhet mësim në universitet, unë e gjykoj në një formë tjetër: përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajë autoriteti i shkollës. Ai e ditka se nuk u bëka mësim, ndaj përgjegjësinë kryesore duhet ta mbajë ai, pasi na ka akuzuar të gjithë pedagogëve. Ne kemi procesverbalet që kemi vënë notat dhe firmat në regjistra që kemi bërë mësim, ndaj nuk ka të drejtë të na akuzojë. Aktualisht ai e ka shkrehur të gjithë shkollën. E ka mendjen vetëm te fasada, por brenda molla është e kalbur.
Këtu ka probleme të mëdhaja, është bërë një terror i paparë dhe nuk e them me mllef këtë, por sepse këtu ka arritur situata në universitetin tonë. Rektori ka deklaruar sot(dje) se është shtyrë gjyqi sot për në dt.12, ndërkohë që sot(dje) në gjyq është paraqitur një kërkesë nga vetë rektori për ta shtyrë gjyqin, pasi është sëmurë, ndërsa ai del në TV dhe jep intervista të tilla. Ai bie në kontradiktë me vetveten.
Profesor, ju konkretisht a keni pasur presione nga rektori?
Unë di të them se jam i gatshëm të provoj presionet e rektorit për dhëndrin e tij, por edhe personave të tjerë. "Kush jeni ju që ngelni studentët e mi", na ka thënë, pasi ai çdo student e mendon si votë. Por nëse një student nuk vjen, nuk mëson ne duhet të bëjmë punën tonë. Pastaj këtu ka edhe një problem tjetër që e tejkalon pedagogun. Mirë pedagogu se njohu, po ti si rektor, që vulos dhe arkivon këtë notë, nuk e di se dhëndri jot është në Angli? Atëherë ai, pse e ka vulos dhe firmos kur e di shumë mirë se Redi Shijaku ka një vit e gjysmë që është në Angli? Pra mirë pedagogu e hëngri se se ka njohur personin akoma, po ti si e lejon këtë gjë?
Si është aktualisht situata në universitetin tuaj?
Ka filluar një terror i paparë mbi pedagogët. Unë jam një ndër personat që jam sulmuar direkt nga ai, madje unë kam bërë edhe denoncim në polici për të. Më ka kërcënuar direkt fizikisht, më ka çuar persona të tjerë që më kanë kërcënuar me emrin e vet.
Po pse keni kaq shumë konflikte? Si kanë lindur?
Gjithçka ka lindur për postin e rektorit, ai më mban inat sepse nuk ia kam dhënë votën në mandatin e para katër vitesh, kur ai u zgjodh rektor. Dhe që atëherë kemi pasur përplasje të forta. Më ka thënë që unë do të të zhduk nga ky fakultetet. Unë i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe organeve kompetente që të bëjnë punën tyre dhe të marrin masa ndaj këtij personi.
/Shqiptarja.com