Pedagogu-pilot kampion Evrope për ‘Report TV’: Studentëve u them të ushtrojnë pasionet, sfidova 230 garues për titullin

Mban titullin doktor dhe prej 16 vitesh jep mësim si pedagog në Universitetin e Tiranës, dega ekonomi. Gentjan Shaqiri pak kohë më parë bëri krenare Shqipërinë në botën e MotoSportit, duke fituar titullin kontinental në garën e ‘Hill-Climb’, që njihet nga federata ndërkombëtare e automobilizmit.

“Mundohem ta lidh botën akademike dhe botën sportive. Është shumë e rëndësishme të merremi edhe me sport, me një pasion. Këtë u them studentëve ‘impenjohuni dhe bëni atë që duhet të bëni në raport me karrierën tuaj, por nga ana tjetër gjeni një hobi, ose atë që keni dhe zhvilloheni sepse do u mbajë gjallë,”-u shpreh Gentjan Shaqiri, pilot dhe pedagog.

Gentjani është 44 vjeç dhe në intervistën për Report TV tregon sesi u lidh me botën e MotoSportit.

“Unë i jam përkushtuar këtij sporti që kur kamë qenë student në Itali. Që në vitin 2000, për 24 vite, pa pushuar asnjëherë,”-tha Gentjan Shaqiri, pilot dhe pedagog.

Makina, piloti e ka dekoruar me ngjyrat kuqezi, për të treguar identitetin e tij shqiptar.

“Makina ime është një formula 3, unë e kam marrë në Itali në një ekip, ForceMotosport quhet. Është një makinë shumë e lehtë me 460 kilogramë, që bashkë me mua shkon 540 kilogramë dhe ka një fuqi më shumë se 240 kuaj. Një raport peshë-fuqi shumë interesante,”-deklaroi Gentjan Shaqiri, pilot dhe pedagog.

Në fund piloti shqiptar tregoi për garën kur 1 muaj më parë fitoi edhe titullin kampion Evrope në disiplinën ‘Hill-Climb’.

“Kishte makina që kishin tjetër potencë tjetër shpejtësi. Kanë marrë pjesë mbi 230 pilotë. Kemi shprehur maksimumin e makinës, maksimumin e ekipit, maksimumin tim, në atë që quhen ‘driving-skills’. Kam bërë një xhiro shumë të frikshme sepse ishte një garë reputacioni ku treguam se ne edhe MotorSport dimë të bëjmë,”-tha Gentjan Shaqiri, pilot dhe pedagog.

Gentjan Shaqiri është pjesë e pilotëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Spanjë në eventin më të madh botëror të MotoSportit nga datat 23-28 tetor. Në të do garojnë pilotë nga të gjithë vendet e botës në 17 disiplina dhe konsiderohen ndryshe si Lojërat Olimpike të MotoSportit.

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë