‘Pedalojmë të sigurt’, pasdite ndryshe te “Ali Demi”! Fëmijët, lojë dhe informacion për sigurinë rrugore

Xhoja, Alerti dhe Martini janë në një lagje, por me njëri tjerrin u njohën gjatë aktivitetit “Pedalojmë të sigurt” që u zhvillua në fushën e Ali Demit. 

Përveçse luajtën disa orë me biçikleta, ata u informuan edhe për sigurinë rrugore, rregullat e qarkullimit me biçikletë, dhe dobitë që vijnë nga përdorimi i saj.

“E kam emrin Xhoja dhe jam 8 vjeç. U kënaqa shumë. Bëra shumë xhiro dhe mësova që duhet ta ndalosh kur semafori i kuq dhe kur është semafori jeshil duhet të kalosh. Do doja që këto aktivitete të ishin më shpesh”,- tha 8-vjeçarja Xhoja. 

“Jam Alerti, 10 vjeç. Jam në klasë të 4-ët. Ditët normale i kaloj shumë bukur. Vij nga shkolla, bëj detyrat, mësoj, haj bukë, luaj pak telefon”,- tregoi Alerti. 

“Martin Dokaj. Jam në klasë të dytë dhe jam 8 vjeç. U kënaqa shumë dhe mësova se ku është semafori i kuq ne duhet të ndalojmë dhe ku është jeshil duhet të kalojmë. Vendosëm jelekun, kasën”, -tregoi Martini. 

Për prindër e gjyshër aktivitetet të tilla duhet të jenë më të shpeshta, pasi janë mjaft efikase për t’i larguar të vegjlit nga teknologjia. 

“Kam sjell nipin. Jam shumë e kënaqur me këtë aktivitet. Mendoj të bëhen më shpesh këto lojëra për fëmijët sepse janë të hutuar nga telefonat”,-tha një gjyshe. 

“Vajza ime po luan, po kënaqet. Do doja që të ketë sa më shumë aktivitetet të tilla. Flitet për rregulla që çojnë në sigurinë e fëmijës”,-tha një prind. 

“Janë të domosdoshëm për komunitetin. Përveç se kënaqen, mundëson dhe socializmin me fëmijët e tjerë”,- tha një prind tjetër. 

“Pedalojmë të sigurt” e organizuar nga Bashkia e Tiranës, do të ndalet në çdo lagje të kryeqytetit. 

“Për ti dhënë disa orë argëtimi fëmijëve të çdo lagjeje. Ne dua të përgatisim brezin e ri për të bërë lëvizje sa më të gjelbër. Mendojmë se është dhe një rasti i mirë që fëmijët të ushtrohen fizikisht. Fëmijët na presin me shumë kënaqësi. Ju shpjegojmë dhe disa rregulla sigurie, për të qenë një brez që lëviz gjelbër. Ne mund të na gjeni kudo”,-tha Edlir Loku, Përgjegjës Sektori pranë Akademisë së Çiklizmit tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja