Një automjet ka përplasur ditën e sotme një person me biçikletë në bulevardin Vlorë-Skelë.
Ky i fundit në momentin e përplasjes, mësohet se po pedalonte në vizat e bardha të kalimit të këmbësorëve. Fatmirësisht, pedaluesi ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e incidentit.
Komento